Connect with us

Featured

13 të martat e kishës së vogël të Shën Ndout, që zë qindra njerëz

Published

on

Rrallë kush mund ta kalojë qytetin e vogël të Laçit në Shqipëri, pa i bërë pelegrinazh tempullit të shenjtë, që gjendet disa kilometra larg qendrës së këtij qyteti.

Shkruan: Arta Desku

Kryqi enorm, që është simbol i këtij tempulli, i cili ngritet mbi shpatin e malit që mban emrin e shenjtorit Sebaste, është udhërrëfyesi më i mirë për t’u ngjitur tek ky objekt fetar, duke kaluar përmes shumë rrugësh të lakuara.

Ky vend mrekullibërës duket se është shumë më pranë Zotit, jo vetëm për shkak të lartësisë, por për shkak se njihet si vendi i shenjtë i të gjithë shqiptarëve.

Kisha e Shën Ndout në Laç, ndër shekuj ka dëgjuar lutjet e rrëfimet më të fshehta të të gjithë atyre që tek ajo kanë kërkuar shpëtim.

Ndonëse e thjeshtë dhe e vogël për nga hapësira, ky objekt kurrë nuk ka qenë aq i vogël sa për të mos pranuar lutjet e pelegrinëve.

Për ta përshkuar rrugën drejt saj, të tërthortë e të përpjetë, që dikur ishte e punuar nga dora e njeriut, e që sot është një rrugë e mirëndërtuar nga betoni, bënë afërsisht një orë, në këmbë.

Me të hyrë në oborr të kishës ofrohet pamja panoramike e lëndinave, fushave dhe e krejt asaj çka ka mbetur nga kështjella e Sebastes, që rreth shekullit të IV-të ishte e ndërtuar rreth kësaj lëndineje.

Në anën e djathtë të hyrjes, vërehet kisha që i është dedikuar njërit prej predikuesve më të njohur të shek. XIV, Shën Antonit të Padovës, që tek shqiptarët do të njihej si Shën Ndou, i cili për veprat e tij u shenjtërua nëntë muaj pas vdekjes.

Madhështia e shenjtores nuk qëndron tek përmasat e saj por tek mrekullitë e ndodhura, për shkak se për nga struktura ky objekt është shumë i thjeshtë, pa kurrëfarë arti apo stili arkitekturor të specifikuar.

I matur nga pjesa e jashmte është rreth 13 metra i gjatë, me një absidë katrore rreth 4.50 m, me gjerësi 9.50 m dhe lartësi 6.50 metra, i ndërtuar me gurë të bardhë gëlqerorë. Mbuloja është me trarë të shtruar nga rrasa gur-mali. Muret anash çdo herë kanë qenë të lidhur mirë, me një trashësi 90-95 cm.

Balli i kishës ishte i lyer me një mistri të trashë, teksa për të hyrë në të përdoret një derë e ulët që mbaron në formë të gjysmë rrethit, e gjerë rreth 1.34 m dhe e lartë 2.90 m. Nga pikërisht ajo anë shihet edhe një këmbanë e fortë që mund të peshojë rreth 12 kilogram, e vendosur rreth vitit 1956, kurse në majë është i vendosur një kryq i thjeshtë hekuri.

Historia e këtij tempulli fetar markohet me ardhjen e françeskanëve në Shqipëri, në shek. XIV, të cilët rreth vitit 1240 vendosën ta ndërtonin atë. Në vitet pasuese ajo do të funksiononte dhe do të vazhdonte të mblidhte shumë vizitorë, për t’u shpallur “zonë ushtarake” apo “zonë e ndaluar” për njerëzit në vitin 1966, e për t’u rihapur e restauruar në vitin 1995.

“Kjo nuk është kisha origjinale, është kisha e meremetume ose e rindërtume në vitin 1995. Kisha përpara është e shekullit XIV-të dhe e ka strukturën tipike françeskane. Kisha është shumë e thjeshtë për shkak se përpara çdo herë i kanë bërë gjërat e thjeshta. Është një kishë që kurrë nuk ka pasur luks, ishte gjithmonë e thjeshtë dhe është e rindërtume mbi idenë e asaj që ishte përpara”, kështu tregon Ati i kësaj kisheje, që njëherësh është edhe rektor i saj, Mirash Marinaj.

Po në ballë të kësaj shtëpie të besimtarëve, në mur ishte një golle në formë dritareje pa dalje drite brenda në kishë, me përmasat 70x 77 cm dhe thellësi 8 cm, e cila me siguri shërbente për të vendosur ikonën e ndonjë të shenjti. Sipër saj ishte dritësorja në trajtë rrumbullake me diametër 1 metër. Ky objekt ka 4 dritësore dhe dy dyer, njëra në njërin ballë dhe tjetra në ballin tjetër.

Për të hyrë brenda ishin dy shkallë, e para 15 cm e lartë, ndërsa e dyta 8 cm. Streha e saj del jashtë rreth 60 cm.

Kisha për brenda nuk është si të tjerat, ajo duket tejet e vogël. Shkallët e larta në mes, shkallët e larta në prezibter e karakterizonin atë. E elteri i madh dhe çdo funksion që kryhet brenda saj, lehtësisht mund të shihet edhe kah fundi i saj.

Shtroja me rrasa të mëdha guri të ndara në sheshe të ndryshme dhe me elterët e mbushur me gur dhe gëlqere, konsideroheshin si veçantia më e madhe arkitekturore e shenjtores, por struktura e saj tashmë ka humbur shumë elemente.

“Ka humbë nga struktura shumë elemente, nuk është siç ishte më përpara, madje edhe gurët i kanë hedhur, i kanë tretur. Nuk na kanë mbetë as gurët, thjesht na kanë mbetë disa themele në krahun tjetër” tregon Ati.

Image result for kisha e shen ndout brenda

Megjithëse struktura nuk është si përpara, për shkak të dëmtimeve e restaurimeve të shumta të cilave i është dashur t’i nënshtrohet ndër shekuj, tek çdo restaurim projektuesit mundoheshin të shpëtonin sa më shumë nga elementet parësore. Njejtë ndodhi edhe me restaurimin e fundit, atë të vitit 1995, për të cilin ishte angazhuar arkitekti i njohur si Nikosta.

“Restaurimi është bërë nga arkitekti shqiptar i njohur në atë kohë si Nikosta. Më vonë e ka udhëheqë resautimin e saj Padre Zefë Pëllumbi dhe një frat nga Bolonia. Donacionet e para ishin të Antonianos së Bolonias, e frati që e udhëheqte këtë ishte frati Ernesto Karoli, meshtari i famshëm. Në këtë periudhë bëhet hapja e rrugës, rregullimi i shkallëve dhe hapja e kishës”,vazhdon ai.

Elementet fetare unike e shumëngjyrëshe në dritaret harkore të këtij objekti, e bëjnë atë edhe më karakteristik.

“Dritaret janë të sjellura në 95-ten nga Bolonia, nga disa familje të cilat i kanë sjellë. Kisha prej 95-tës e deri tani ka pësuar disa ndryshime, është restauru dhe është bërë pak më e madhe”, thotë ai.

Restaurimet duket se nuk do të përfundojnë kurrë këtu. Tashmë është krijuar komisioni për zhvillimin e një tjetër masterplani për këtë kulti fetar.

“Kisha do të restaurohet sërish. Po e bëjmë një masterplanin e të gjithë vendit këtu, gjithmonë duke i shkuar thjeshtësisë. Ajo gjithmonë është karakteristikë e jona, dhe kisha sigurisht se do të pasurohet edhe më shumë. Tashmë është krijuar edhe komisioni i cili po punon në atë drejtim”, rrëfen ai.

Në të majtë të këtij tempulli gjendet një bibliotekë me libra të ndryshëm dhe ambienti i hapur ku zhvillohen meshat, i krijuar për shkak se kisha nuk ka hapësirë të mjaftueshme për t’iu dalë mbanë gjithë atyre vizitorëve që vijnë ta takojnë, veçanërisht në 13 të martat, para 13 qershorit.

Historia e 13 të martave të Shën Ndout konsiderohet dëshmia e një mrekullie të Shën Ndout, për të cilën u bë më së shumti i njohur.

 “Në 1617 një çift nga Bolonia, nuk mundi të kishte fëmijë dhe çdo herë i drejtoheshin Shën Ndout, për shkak se emri i tij ishte bërë shumë i famshëm. Gruaja pati një vizion të Shën Ndout i cili i kishte thënë shko për 9 të marta për t’iu lutur Shën Ndout, pas 9 të martash ajo mbetë shtatëzënë, fëmija lind i sëmurë, por gruaja nuk nuk u ndal së luturi derisa fëmija iu shëndosh krejtësisht. Duke qenë se Shën Ndou kishte vdekë me 13 qershor, për këtë gjë u vendosën të mbahen 13 të marta, për të kujtuar vdekjen e Shën Ndout”, tregon Ati.

Dëshmia se Shën Antoni ka bërë mrekulli të tilla bëri që kësaj shenjtoreje t’i rritet tejet shumë vlera, duke u shungëruar për herë të parë në vitin 1557, e duke i sjellë reliket e shën Antonit, në tetor të 1995-tës, nga Bazilika e Padovës, ku edhe ruhet e nderohet trupi i tij.

Por, historia e kishës së Shën Ndout nuk përfundon me shekullin XIV, ajo nisë që në shekullin e IV dhe është e lidhur me Shën Vlashin, i cili mendohet të ketë qenë ipeshkvi i Sebastes dhe të gjitha gjasat janë që ai të ketë jetuar po në këtë vend ku edhe është vrarë nga barbarët. Pas vdekjes së tij, në këtë vend kishte filluar pelegrinazhi, për ta përjetësuar kujtimin dhe sakrificat e tij.

Kjo shpellë, së cilës kisha e Shën Ndout ia ka marrë gjysmën e shenjtërisë ndodhet rreth 200 metra larg kishës. Ajo është e lartë rreth 3 metra dhe e gjerë rreth 4 metra. Objekti që zë afërsisht 20 persona, asnjëherë nuk anashkalohet nga pelegrinët, të cilët cilët çdo herë e kujtojnë të shenjtin tjetër, që dikur ka kaluar jetën këtu.

E historitë e mijëra murgjve që kanë jetuar brenda këtyre zonave, bënë që shenjtëria e kësaj zoneje t’i lëshonte edhe më larg rrënjët, duke mbushur njerëzit me tregime mistike e interesante pas të cilave çdo besimtarë mbetë përjetësisht i lidhur./Ndërtimi.info/

 

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending