Featured
MPMS-ja do të ndërtojë 273 shtëpi për komunitetet
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/NE-NDERTIM.jpg)
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) do të ndërtojë shtëpi për 273 familje të komuniteteve pakicë në Kosovë. Për ndërtimin e këtyre shtëpive, kjo ministri ka ndarë 3 milionë e 276 mijë euro, shkruan Ndërtimi.info.
Për këto shtëpi të cilat do të ndërtohen në 21 komuna, tashmë MPMS-ja ka filluar procedurat e prokurimit.
Më së shumti do të përfitojnë komunitetet në Prizren, ku pritet të ndërtohen 92 shtëpi.
“Pejë 15 shtëpi, Deçan 2 shtëpi, Klinë 5 shtëpi, Istog 6 shtëpi, Gjakovë 18 shtëpi, Prishtinë 5 shtëpi, Obiliq 7 shtëpi, Fushë Kosovë 32 shtëpi, Lipjan 12 shtëpi, Podujevë 4 shtëpi, Shtime 6 shtëpi, Gjilan 1 shtëpi, Ferizaj 35 shtëpi, Mitrovicë 1 shtëpi, Leposaviq 2 shtëpi, Skenderaj 1 shtëpi, Prizren 92 shtëpi, Dragash 12 shtëpi, Rahovec 1 shtëpi, Suharekë 9 shtëpi, Mamushë 7 shtëpi”, thuhet në njoftimin për kontratë.
Kompanitë e interesuar për ndërtimin e këtyre shtëpive ofertat e tyre mund t’i bëjnë deri më 12 qershor 2019 në ora 14:00, në mënyrë elektronike.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)