Connect with us

Aktuale

LDK: Qeverisja në Prishtinë nuk po merret me rregullimin e infrastrukturës

Published

on

Asamblesitët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë folur sot për problemet që janë në komunë në lidhje me transportin publik dhe menaxhimin e parkingjeve ekzistuese.

Sipas tyre, është e paqartë se ku janë shpenzuar mjetet financiare të planifikuara për transport publik dhe se qeverisja komunale nuk po bën asgjë për rregullimin e infrastrukturës që ka të bëjë me parkingjet.

Shefi i asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi në një konferencë për media, tha se janë të planifikuara 3 milionë euro për shpenzimet e transportit publik, prej të cilave në këtë tre mujor janë shpenzuar 253 mijë e 194 euro.

Sipas tij, kaq dihet publikisht meqë nuk kanë informata të tjera si do të shpërndahen këto mjete.

“Ku janë shpenzuar dhe ku do të shpenzohen mjetet e planifikuara për vitin buxhetor 2019, për shpenzimet e transportit publik, është një pikëpyetje që do sqarim. Asnjëherë komuna nuk ka dhënë sqarime të qarta, por gjatë hulumtimit ne kemi konstatuar se kryetari i komunës ka nënshkruar një marrëveshje me trafikun urban për kompensim në këtë fushë nga i cili kompensim vetëm në tre mujorin e parë trafiku urban ka përfituar 253 mijë e 194 euro, sipas raportit janar-mars. Këtu nuk bëhet fjalë për subvencionimin e biletës së udhëtarëve në linjat ku ka rentabilitet ekonomik por kemi të bëjmë me pagesën e këstit mujor të kredisë për blerjen e autobusëve për të cilit kryetari disa vite më parë pat deklaruar se pas studimit të fizibilitetit është konstatuar se trafiku urban ka kapacitete përkthimin e kredisë së marrë nga BERZH-i”, tha Gashi, raporton Ksp.

Ai tha se konstatimi i kryetarit Shpend Ahmeti ka dalë jo i saktë meqë komuna tani është e detyruar të marrë përsipër kthimin e kredisë, ndërkohë që Trafiku Urban shërben në linjat 1,3 dhe 5, dhe kryetari i Komunës, sipas Gashit, e ka bërë këtë pa dërguar miratimin në kuvend.

Sipas tij, kjo është bërë pa u specifikuar se ku shkojnë mjetet dhe se e njëjta është shkelje procedurale.

Ai foli për problemet që përballen banorët e fshatrave Koliq, Ballaban, Prapashticë, Dabishec dhe Marec për shkak të mungesës së transportit.

Në konferencë gjithashtu është folur për parkingjet.

Gashi tha se Komuna inkason taksë për shfrytëzimin e parkingut prapa Pallatit të Rinisë, për çdo muaj nga 6 mijë e 765 euro.

“Mbi cilën bazë ligjore inkaskohen këto mjete kur dihet se kontrata për dhënie në shfrytëzim të kësaj hapësire për parking publik, dikur e lidhur përmes tenderit publik, tanimë është e skaduar që disa vite dhe se sipas ligjit për prokurimin publik nuk ka kontratë të përjetshme. Nëse është kështu, komuna bën inkasim të paligjshëm për këtë hapësirë dhe se ky veprim është tejet i papranueshëm dhe jo ligjor”, tha Gashi.

Ai tha se ka hapësira të tjera ku komuna bën investime për rregullimin e tyre, por që të njëjtat nuk vihen në funksion, siç është rasti me hapësirën afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

LDK tha se po i paraqet këto të dhëna në kohën që, sipas tyre, qeveria komunale nuk po bën asgjë për rregullimin e infrastrukturës./Koha

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending