Arkitekturë
Egzon Feka sërish me një çmim për projektin e radhës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/feka.jpg)
Egzon Feka, është një nga arkitektët e rinj kosovarë i cili nuk ka të ndalur me suksese me punën e tij. Më veprim në Itali, Feka së fundi është shpërblyer me “Finalist Mention Award” me projektin e tij për dizajnimin e një biblioteke për Universitetin e Genoas në Itali.
Për Ndërtimi.info, ai ka treguar detaje nga projekti si dhe gara në të cilën u shpërblye.
“Qëllimi i garës ishte dizajnimi i një biblioteke për Universitetin e Genovas në Itali, por që kjo bibliotekë duhet të favorizoj të mësuarit teknologjik dhe të jetë pasqyrë e asaj se si do të duket një bibliotekë në të ardhmen”, tha Feka.
Juria e garës Future Library Competition përbëhej nga disa prej firmave më të mësha arkitekturore në botë si MVRDV, Snohetta, dhe Mecanoo. Projekti me të cilin kishin garuar ai dhe skuadra e tij u quajt “CHRONOTOPE”.
“Linja ndarëse midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes është një iluzion”
– Albert Ajnshtajni.
“Koncepti i propozimit tonë është shfaqur nga interpretimi i mjedisit fizik si një ndërveprim i shtresave të planeve hapësinore dhe fraksioneve të kohës, në një realitet ku marrëdhëniet / aspekti social i njerëzimit dhe anatomia e njerëzimit mbeten konstante. Biblioteka e ardhshme imagjinohet si një moment i kohës kur ndërveprimi hapësirë-kohë ngurtësohet në një formë dhe krijon transaksionin të njohurive. Kryqëzimi i shtresave vertikale të kohës me shtresave horizontale të hapësirës rezulton në një rrjet 3D që ofron potencial të pafund për ndërveprim fizik dhe virtual. Chronotope është formuar nga gdhendja e rrjetit shumëdimensional në mënyrë që të sigurojë raste të angazhimeve me individë të tjerë, njohuri dixhitale, hapësirë virtuale dhe realitet”, shpjegoi Feka rreth projektit garues.
“CHRONOTOPE” u radhit në mesin e 30 projekteve finaliste të kësaj gare, ndërsa skuadra e tij ishin bashkuar edhe më herët, madje suksesi i treguar në garën e kaluar “Kid’s Factory”, kishin vendosur që të punojnë sërish së bashku. Bëhet fjalë për Enes Sever, Ipek Akin dhe Merve Kavas që kishin punuar së bashku me Fekën, për projektin.
Ky projekt, sipas arkitektit, ofron një model të ri mësimi i bazuar në autodidakticizëm nëpërmjet angazhimit dhe personalizimit të nxënësit, të pajisur me sisteme të nevojshme teknike dhe teknologji digjitale si realiteti virtual dhe realiteti i shtuar duke bërë që mësimi të duket një proces i vetë-përcaktuar.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)