Shtëpiza “Akrafjorden” paraqet përjashtim, sepse pothuajse është shkrirë me natyrën dhe është bërë pjesë e saj, transmeton Telegrafi.

Kulmi i shtëpizës është i konstruktuar nga dy trarë të lakuar çeliku të bashkuar me një sërë trarësh nga pisha dhe të mbuluar me shtresë bari.

Muret janë bërë nga gurët, druri dhe xhamat. Ndërtimi i kasolles ka zgjatur një vit.

” Sfidë për ne ishte që të dizajnonim shtëpizën malore me sipërfaqe maksimale 35 metra katrorë, e cila mund të pranojë 21 persona.

Për të siguruar hapësirë të mjaftueshme për një numër të madh personash në shtëpizë, inspirimin e kemi gjetur në traditën e tubimit rreth vatrës në qendër të hapësirës.

Krevatet vendosur përgjatë mureve shërbejnë si vende për ulje gjatë mbrëmjeve – një pjesë mobilieje për shoqërim, ngrënie dhe gjumë.

Hapësira e ngushtë në hyrje të shtëpisë është e pajisur për zierje dhe depozitim”, thuhet nga studio “Snohetta”.