Aktuale
Kryetari Suma paralajmëron protestë në ditën e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/arben-xhaferi.jpg)
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostrada “Arbën Xhaferi” do të përurohet më 29 maj të këtij viti.
Të njëjtën ditë është paralajmëruar një protestë nga kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në shenjë pakënaqësie ndaj mbylljes së rrugës së banorëve të fshatit Paldenicë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Banorët e këtij fshati disa herë me radhë kanë protestuar te vendi i quajtur “Dheu i Bardhë”, derisa është premtuar nga Ministria e Infrastrukturës ndërtimi i një nënkalimi apo mbikalimi në autostradë, mirëpo deri tashti një gjë e tillë nuk është realizuar.
Në protestën e fundit të banorëve, kryetari Suma ishte zotuar se Ministria e Infrastrukturës do ta hapte rrugën e fshatit nëpërmjet mbikalimit, andaj kjo e ka shtyrë të organizojë një protestë më 29 maj.
Autostrada “Arbën Xhaferi”, pati nisur në korrik të 2014-ës, e që është e gjatë 60 kilometra dhe kushton 600 milionë euro.
Në anën tjetër, kjo autostradë nuk u përfundua siç ishte planifikuar në fillim. Vonesat u shkaktuan edhe për shkak se Qeveria e Kosovës nuk kishte bërë pagesat me kohë ndaj “Bechtel & Enka”-s. E, kjo i ka kushtuar buxhetit të shtetit, 53 milionë euro si dëmshpërblim për kompaninë.
Gjatë ndërtimit të kësaj autostrade nuk shkoi gjithçka siç është më së miri, edhe për punëtorët. Në vitin 2017 Tafil Tafallari gjeti vdekjen derisa ishte duke punuat në ndërtimin e kësaj rruge, që shkurton distancën mes Prishtinës dhe Shkupit. Puna në terren të pa përshtatshëm kishte bërë që në fshatin Kovaqec Tafallari të vdes.
E, problem, si pasojë kësaj autostrade kishin edhe banorët përreth zonave ku zhvilloheshin punimet. Po në fshatin Kovaqec shumë shtëpi ishin rrezikuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke detyruar që disa edhe të zbrazën.
Derisa Tafallari kishte vdekur, kolegë të tij kishin mbetur të lënduar, terrene të tjera të punës për këtë autostradë. Në tetor të viti të kaluar një trar kishte rënë nga ura më të gjatë në Ballkan, që është pjesë e kësaj autostrade. Në këtë aksident kishte të lënduar, e Përparim Sadiku kishte mbetur i varur të një lartësi qindra metra për rreth dy orë.
Kjo urë, në të cilën ndodhi aksidenti, është e gjatë rreth 6 kilometra. Në këtë urë janë vendosur mbi 1400 trarë të prodhuara në vend, në dimensione nga 35 deri në 45 metër të gjatë; Janë vendosur rreth 165 shtylla, lartësia e të cilave varion nga 3 metra deri në 80 metra.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)