Arkitekturë
Vdes arkitekti i Piramidës së Luvrit, I M Pei
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/download-1.jpg)
Arkitekti i njohur kinez Ieoh Ming Pei, i cili qëndron pas një sërë kryeveprash arkitekturore, përfshirë edhe Piramidën e famshme të Luvrit në Paris, ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare.
I.M Pei konsiderohet se ka kontibuar më shumë se çdo arkitekt i gjeneratës së tij, për ta popullarizuar modernizmin, transmeton Ndërtimi.info.
Pak kritikë do ta konsideronin Pein projektuesin më origjinal të kohës së tij. Megjithatë, Pei ishte tejet i aftë në rafinimin e gjeometrisë ordinere të modernizmit dhe prezantimin e një gjeometrie më të veçantë tek klientët e fuqishëm dhe një publik skeptik.
Projektimet e Pei-it janë të njohura për theksin e tyre në saktësinë gjeometrike, sipërfaqet e krijuara thjesht dhe dritën natyrore.
Pei ishte, për një kohë të gjatë njihej si arkitekti më i famshëm në botë, në sajë të projekteve të tilla si Ndërtesa Lindore e Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington, D.C dhe një rinovim kontravers i Muzeut të Luvrit në Paris.
Në ceremonin kur atij iu dha Çmimit Pritzker në vitin 1983, njëri prej shumë çmimeve me të cilat është nderuar Pei, përfshirë Medaljen e Artë të AIA-s (1979), çmimin Praemium Imperiale (1989), Medaljen Presidenciale të Lirisë (1992) dhe Medaljen e Artë të RIBA-s (2010) juria tha se “ai i kishte dhënë këtij shekulli disa nga hapsirat më të bukura të brendshme dhe format e jashtme”.
Ieoh Ming Pei lindi në Guangzhou, të Kinës në vitin 1917 dhe shkoi në SHBA në moshën 18 vjeç për të studiuar në Pensilvani, MIT dhe Harvard.
Ai punoi si shkencëtar kërkimor për qeverinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi punën si arkitekt, duke themeluar studion e tij në vitin 1955.
![Pyramid at the Grand Louvre in Paris, designed by I.M. Pei](https://cdnassets.hw.net/dims4/GG/47dabc5/2147483647/resize/876x%3E/quality/90/?url=https%3A%2F%2Fcdnassets.hw.net%2Fea%2F1c%2F4b8588d34466aa5be5ec41c5f0e2%2Flouvrepyramid-impei-exterior.jpg)
Piramida e Luvrit, Paris
Si një nga arkitektët më kreativ të shekullit të 20-të, ai ka projektuar ndërtesa komunale, hotele, shkolla dhe struktura të tjera në të gjithë Amerikën e Veriut, Azi dhe Evropë.
Stili i tij u përshkrua si modernist dhe u ndikua nga dashuria e tij për arkitekturën islamike. Materialet e tij të favorshme të ndërtimit ishin qelqi dhe çeliku, me një kombinim të betonit.
Pei shkaktoi polemika për piramidën e tij në Muzeun e Luvrit. Struktura e xhamit, e përfunduar më 1989, është një nga monumentet më të famshme të Parisit.
Puna tjetër e tij përfshin Dallas City Hall dhe Muzeun Miho të Japonisë.
Ai vazhdoi të punonte edhe në moshë më të shtyer, duke krijuar një nga kryeveprat e tij më të famshme – Muzeun e Artit Islamik në Doha, Katar – në vitet e 80-ta./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)