Connect with us

Aktuale

CHwB tregon sa është i sigurt nga zjarri Muzeu Kombëtar i Kosovës

Published

on

Me qëllim të vlerësimit të gjendjes ekzistuese të muzeve të Kosovës në kuptim të ekspozimit dhe të ndjeshmërisë ndaj zjarrit, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) në Kosovë ka publikuar studimin “Vlerësimi i rrezikut nga zjarri në muzetë e Kosovës”.

Përmes rezultateve të këtij studimi tregohet sa ka rrezik nga zjarri që Muzeu Kombëtar i Kosovës të përfshihet nga zjarri, cilat janë kapacitetet dhe dobësitë e muzeve për t’u përballur me rreziqet ndaj zjarrit, transmeton Ndërtimi.info.

Sipas këtij studimi, burimet e jashtme të zjarrit që mund të përhapen dhe të kenë ndikim në Muzeun Kombëtar të Kosovës janë të kufizuara.

Gjithashtu, aspektet fizike të muzeut nuk tregojnë se rreziku nga zjarri është i lartë.

“Ndërtesa është e ndërtuar nga guri ranor dhe nuk paraqet ndonjë material të ndezshëm të veçantë sikurse druri. Për më tepër, në ndërtesë nuk janë vërejtur burime të ndezjes. Gjithashtu nuk ka punë ndërtimore brenda pronës së Muzeut. Prandaj aspektet fizike të ndërtesës nuk duket se tregojnë që rreziku nga zjarri për Muzeun e Kosovës është i lartë”, thuhet në këtë studim.

Megjithatë, instalimet elektrike dhe pajisjet kontrollohen vetëm me kërkesë të stafit, dhe ndonjë defekt apo prishje mund që të mos vërehet për shkak të kësaj. Sipas CHwB-së, një defekt apo prishje në instalimet elektrike mund të jetë një burim i mundshëm i zjarrit, dhe për këtë arsye rekomandohet që të bëhen inspektime të rregullta.

Mirëpo, zjarrfikësit e kanë të lehtë për t’iu qasur ndërtesës së muzeut, pasi që ekziston një rrugë afër tij dhe për shkak të oborrit të madh para ndërtesës së muzeut.  Në këtë muze nuk ka spërkatës, për shkak të pranisë së koleksioneve që mund të prishen nga uji, derisa ka një qasje të lehtë në ujë, sidomos për shkak të pranisë së hidrantëve në ndërtesë, që do të lehtësonin punën e zjarrfikësve në rast zjarri.

Mirëpo, pajisjet për fikjen e zjarrit në Muzeun Kombëtar të Kosovës nuk janë me efikasitet të lartë.

“Problemi me pajisjet e sigurisë kundër zjarrit, dhe veçanërisht me aparatet për fikjen e zjarrit, është se ato nuk janë testuar dhe gjithashtu nuk janë shfaqur në një vend të dukshëm në Muze, gjë që zvogëlon shumë efikasitetin e tyre si pajisje për mbrojtje nga zjarri”, thuhet tutje.

Muzeu nuk ka një plan të evakuimit emergjent në rast zjarri.

“Mosekzistimi i një plani të evakuimit në rast të zjarrit do të thotë se nuk ka zona të caktuara për evakuim emergjent dhe se dalja më e afërt, si dhe vendndodhja e saktë e pajisjeve kundër zjarrit, siç janë aparatet për fikjen e zjarrit, nuk janë të specifikuara. Nuk ekziston ndonjë procedurë udhëzuese emergjente për Muzeun e Kosovës”, është theksuar në këtë studim.

Ndërsa, ky në thelb, ky dokument do të ndihmonte që të ketë një ide se cila do të jetë procedura që duhet ndjekur (duke qenë fleksibël) në rast zjarri, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat e zjarrit sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të siguruar një reagim të mirë.

Sa u përket trajnimeve, vetëm dy anëtarë të stafit janë trajnuar lidhur me rrezikun nga zjarri. Ata, megjithatë, nuk ishin të trajnuar për evakuimin e artefakteve. Trajnimet dhe stërvitjet simuluese brenda ndërtesës dhe me përfshirjen e të gjithë anëtarëve të stafit nuk janë organizuar asnjëherë, dhe për këtë arsye nuk ekziston ndonjë rol i përcaktuar ndërmjet stafit në rast emergjence. Për më tepër, sipas këtij studimi, nuk ka bashkëpunim me zjarrfikësit, të cilët për këtë arsye nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në ndonjë stërvitje të simuluar në muze dhe as nuk kanë njohuri specifike ose pajisje specifike për t’u ballafaquar me zjarret në muze (që mund të zvogëlojë dëmin e panevojshëm nga uji në ndërtesat dhe gjësendet që gjenden në të gjatë ndërhyrjeve).

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending