Featured
Si të realizoni një kopsht vertikal, në shtëpi
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/kosoe.jpg)
Kopshti vertikal është tendenca më e fundit në bio-ndërtim dhe konsiston në një faqe muri në të cilën vendosen lule dhe bimë të gjelbra. Këto janë të gjitha projekte të reja në të cilat i jepet një tjetër kuptim dhe funksion mureve në mënyrë që të suportojnë në mënyrë perfekte kopshtin vertikal.
Kjo tendencë e cila rrjedh nga stili Urban Jungle na jep mundësinë që të krijojmë në hapësirat tona personale, në mes të qytetit, disa oaza të gjelbërta, aq më tepër që kohët e fundit çdo gjë që është “bio” është në modë. Muri kopsht është dhe dekorativ por dhe i jep sodisfaksion atyre që i duan bimët, por nuk kanë një hapësirë ku mund t’i rrisin.
Vazo vertikale që varen
Një mënyrë të përshtatshme që mund të gjesh për të realizuar kopshtin, janë disa struktura me vazo vertikale, të bëra me materiale të ndryshme. Përdor lule gjithmonë të gjelbërta të pasura me gjethe sepse do jenë një aksesor arredimi i pazevendësueshëm. Nëse e dashuron inovacionin ka dhe struktura të gatshme vertikale hidroponike të cilat kujdesen për lulet e tua duke i dhene dritë, ujë dhe lagështi. Edhe nëse nuk e ke gishtin e gjëlbërt nuk do e kesh të vështirë të kesh lule të shendetshme dhe të begata.
Vazo muri
Idetë e dizajnit për vazo të cilat varen në mur në përgjithësi kanë impakt shumë të madh sepse në vend të një strukture të madhe kemi shumë vazo të vendosura në murin që kemi zgjedhur paraprakisht. Për të zgjedhur tipin e lules që do të vendosësh në vazo kërko ndihmën e luleshitësit në mënyrë që të mos gabosh. Vazot në mur duhen vendosur në distancën e njejtë njëri nga tjetri ose duke përdorur forma gjeometrike të rregullta në mënyrë që të kemi një efekt të rregullt.
Kopësht vertikal i bërë vetë
Nëse dashuron moton “ bëje mirë , bëje vetë” atëherë do të duash të krijosh diçka të personalizuar me materiale të ricikluara. Shishe plastike të ricikluara, të lidhura njëra me tjetrën më anë të një litari dhe të vendosura njëra mbas tjetrës janë një opsion shumë i mirë . Mund të krijosh dhe kopshtin tënd vertikal me paleta hapësirat e të cilave do t’i shfrytëzosh për të vendosur vazot e gjelbërta.
Kopshti i perimeve vertikal
Padyshim që në kopshtin vertikal nuk ka vend vetëm për lule por dhe për bimë aromatike, për specie , ose për perime në mënyrë që të kesh gjithmonë përbërësit e freskët për gjellët e tua. Ka shumë mënyra si të vendosim pra vazo apo kopshtin vertikal në shtëpinë tonë, një tjetër prej tyre janë dhe strukturat vertikale me vazo të gatshme të cilat shiten në internet. Në këtë pikë nuk të ka ngelur tjetër vetëm të zgjedhësh vazot dhe të këshillohesh më luleshitësin tënd mbi bimët dhe lulet e duhura pë mbjellje.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)