Aktuale
Pentagoni miraton planin, kjo është shuma marramendëse për murin me Meksikën

Pentagoni ka miratuar një plan për të shpenzuar një shtesë prej 1.5 miliard dollarë për të ndërtuar 80 milje të murit përgjatë kufirit amerikan-Meksikë, një zyrtar i mbrojtjes së SHBA konfirmoi për agjencinë amerikane të lajmeve Fox News Friday.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, miratoi ri-alokimin e fondeve, të cilat fillimisht ishin të destinuara për mbështetjen e forcave të sigurisë afgane dhe projekteve të tjera, për të ndihmuar në pagimin e murit përgjatë kufirit jugor.
“Sot, unë autorizova transferimin prej 1.5 miliardë dollarë në ndërtimin e më shumë se 80 milje barrierash kufitare,” tha ai. “Fondet janë nxjerrë nga një sërë burimesh, duke përfshirë kursimet e kostos, ndryshimet programatike dhe kërkesat e rishikuara, prandaj do të kenë ndikim minimal në gatishmërinë e forcave”.
Në mars, Shanahan miratoi transferimin e parë të dollarëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe ridrejtoi 1 miliard dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e rreth 60 miljeve të murit në Yuma, Ariz. dhe El Paso, Texas.
Totali i kombinuar prej 2.5 miliardë dollarësh është si përgjigje ndaj deklaratës së Presidentit Trump për një emergjencë kombëtare në kufi.
Por plani për të devijuar fondet e Pentagonit ka shkaktuar kritika nga demokratët e kongresit, të cilët akuzuan Shananin se nuk kërkojnë miratimin për të “riprogramuar” fondet pa autoritetin e kongresit. Shanahan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes pretenduan se nuk duhej të merrnin leje nga Kongresi pavarësisht kundërshtimeve nga ligjvënësit demokratë.
Shanahan, i cili tha që do vizitontë kufirin të shtundën, tregon që Pentagoni është plotësisht i angazhuar për të rregulluar krizën në kufi. Ai tha që më shumë se 4 mijë trupa dhe 19 mjete ajërore po mbështesin patrullimin e personelit të Mbrojtjes së Kufijve.
Kjo lëvizje vjen pasi që Trump la të kuptohet se do e nominojë Shanahanin për të u bërë Sekretari i ardhshëm i mbojtjes së SHBA’së. Vendimi për këtë nominim sipas Trump është si shkak i shërbimit të jashtëzakonshëm të Shanaham për vendin.
