Aktuale
Përse teknologjia nuk është përgjigja për krijimin e qyteteve të mençura
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/ghj.jpg)
Inovacioni dhe teknologjia shpesh paraqiten si ide të lidhura në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën. Megjithatë, kur është fjala për zgjidhjen e problemeve të sotme urbane, teknologjia nuk përfaqëson gjithmonë rrugën më të mirë që e kemi përpara.
Kjo për shkak se inovacioni duhet të vijë nga një kuptim i plotë i funksioneve dhe proceseve të qytetit, duke përfshirë qeverinë komunale dhe organizatat e tjera lokale, ndërsa teknologjia mund të ndihmojë, por nuk mund të përdoret si ilaç, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Teknologjitë e reja sigurisht që janë mjete të çmuara që ndihmojnë në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, por për të shmangur një sasi të madhe të informacionit të dekontestuar, së pari, ju duhet të bëni pyetje të drejta. Përcaktimi i këtyre pyetjeve është një detyrë që kryhet mirë nga njerëzit që kanë një kuptim praktik për qytetitin, politikën urbane dhe vlerësimin e programit.
Hulumtimi është një pjesë vitale e enigmës kur punon brenda qeverive të qytetit. Boshllëqet dhe mospërputhjet e informacionit janë të zakonshme dhe departamentet nuk mund të njohin me shpejtësi se cila nga proceset e tyre të përditshme është më e rëndësishme. Hulumtimi dhe të kuptuarit e problemeve kryesore të një qyteti ndihmon që zgjidhjet të bazohen në dëshmi. Teknologjia është pjesë e përgjigjes vetëm në rastet kur bëni pyetje në mënyrë të drejtë./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)