Featured
Kështu bëhej gati fusha për refugjatët kosovarë më 1999 në Maqedoni [video]
Në prill të viti 1999 Kombet e Bashkuara kishin urdhëruar ndërtimin e një kampi të ri për refugjatët nga Kosova, afër Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Kjo pasi kampet ekzistuese nuk kishin kapacitet për më shumë refugjatë.
Sipas vëzhguesve, 2-3 mijë refugjatë kishin mbetur pa ujë, ushqim, strehë e pa ndihmë nga agjencitë e ndihmës.
Pas alarmimit, Maqedonia i kishte dhënë leje Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për të ndërtuar një kamp të ri me ndihmën e ushtrisë gjermane.
Kampi i ri refugjatëve kishte kapacitet të strehojë deri në pesë mijë refugjatë deri brenda një jave.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Walter Kohebahn, ishte në Cegran për të monitoruar projektin.
“Kjo është thjesht ndihmë humanitare që përfshin ushtarë gjermanë, të cilët do të ndihmojnë ndërtimin e kampit. U-N-H-C-R iu dha leja nga qeveria maqedonase për të ndërtuar më shumë kampe në përgatitje për fluksin e refugjatëve”.
UN vlerësonte deri 1 milionë njerëz kishin mbetur në Kosovë, ndërsa para fillimit të luftës Kosova kishte 2 milionë banorë.