Arkitekturë
Përse arkitektura nuk është art (dhe s’duhet të jetë)
Në vitet e fundit, ka pasur shumë diskutime në lidhje me atë se cili mund të jetë qëllimi përfundimtar i arkitekturës – me përgjigje që variojnë nga krijimi i formës së objekteve deri tek korrigjimi I sëmundjeve shoqërore. Por sipas Lance Hosey, ndoshta përkufizimi më pak i dobishëm që aktualisht është në qarkullim është se arkitektura është “art”. Në një artikull, i postuar fillimisht në blogun e tij në Huffington Post, Hosey argumenton se koncepti i arkitekturës si një formë arti jo vetëm që është mashtrues për publikun, por gjithashtu mund të dëmtojë shoqërinë.
“Në korrik kam shkruar se kur arkitektët përdorin trupat e grave të famshme si Marilyn Monroe ose Beyoncé si “frymëzim” për të projektuar ndërtesa, ata objektivizojnë si gratë ashtu edhe arkitekturën. Shumë lexues nuk e pëlqyen aspak atë shkrim : “Kushdo që ankohet se ku një artist merr frymëzimin e tij ai nuk e kupton ç‘është një artist apo ç‘është arti”, u shpreh një nga lexuesit. “Çfarë është gabim me përdorimin e formës femërore për frymëzim artistik?” pyeti një tjetër; “Unë nuk mund të mendoj për asgjë më të bukur se kjo. ;” Dhe një tjetër: “Muzika, Strukturat, Pikturat, çdo gjë artistike nuk është degraduese, është e bukur”.“
Mesazhi: Arkitektura është art, dhe ku artistët marrin frymëzimin e tyre nuk është një debat, por është personale për artistin.
Natyrisht, lexuesit e Huffington Post nuk janë të vetëm në këtë pikëpamje. “Arkitektura është art, asgjë tjetër”, ishte deklaruar dikur arkitekti Philip Johnson, dhe fituesi i çmimit Pritzker, Richard Meier pretendon se arkitektura është në të vërtetë “më e rëndësishmja e arteve”. Në vitin 2011, Presidenti Obama vërejti se arkitektura në të mirë të saj bëhet “vepër arti që ne mund të lëvizim dhe të jetojmë”, dhe Bienalja e Arkitekturës së Çikagos, e cila u zhvillua nga tetori deri në janar, ishte themeli i “Gjendjes së Artit të Arkitekturës”.
Nëse arkitektura është art, çfarë është “arti”, gjithsesi?
“Arti, siç e kemi kuptuar në përgjithësi”, shkruan Larry Shiner në Shpikjen e Artit (2003), “është një shpikje evropiane jo më e vjetër se dyqind vjet.” Kjo fjalë gjen fillimet e saj në kohën latine dhe greke kur ata punonin mobilieri e plot gjëra të tjera të kryera me aftësi.
“MJAFT e ngatërruat artin e arkitekturën “, u shpreh Patrik Schumacher, partner i Zaha Hadid, në mediat sociale në vitin 2014: “Arkitektët janë përgjegjës për formën e mjedisit të ndërtuar, jo përmbajtjen e tij … Arkitektura nuk është ART ndonëse është një FORMË specifike e kontributit për evolucionin e shoqërisë botërore. Duhet të kuptojmë se si format e reja mund të bëjnë ndryshime për progresin e qytetërimit botëror “.
Schumacher ekspozon konceptin më të zakonshëm në mesin e arkitektëve. “Ne pretendojmë se “format e reja” shpien në “evolucionin e shoqërisë botërore” dhe “progresin e civilizimit botëror”, edhe pse ne rrallë shpjegojmë se si. Ironikisht, arkitektët më të shquar aktualisht përdorin gjeometra gjithnjë e më ekzotikë për qëllimin e kundërt – për të transmetuar interesat e tyre personale.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse arkitektura konsiderohet art. “Në botën perëndimore,” shkruan Priscilla Frank, redaktore e Arteve dhe Kulturës së Artit në Huffington Posy ,thotë se “arti dhe vetë-shprehja shpesh mendohet se shkojnë dorë për dore”. About.com, burimi më i madh i përmbajtjes së ekspertëve në internet , mbështet këtë: “Arti zakonisht ka të bëjë me vetë-shprehjen”.
Shikuesit kohët e fundit e quajtën Hadidin si “kampion i një arkitekture që ishte më shumë për vizionin personal se sa atë të shërbimeve publike.” Kompania “Fast” ka quajtur Frank Gehry, sigurisht arkitekti më i famshëm në botë, “avatari i vetë-shprehjes arkitektonike”, dhe Gehry vetë mbron “vlefshmërinë e vetë-shprehjes” si “një vlerë themelore”.
Merrni në konsideratë këtë: Kur ndërtuesit kinezë filluan të kopjojnë një prej planeve të Hadidit dy vjet më parë, thuhet se ajo u shqyrtua ligjërisht, ashtu si edhe dizajnerë të tjerë në rrethana të ngjashme.
Megjithatë, në qoftë se format arkitektonike vërtet kanë për qëllim të përfitojnë shoqëria, siç pretendon partneri i Hadidit, forma më e supozuar do të thotë më shumë përfitim.
Ndoshta “forma e re” është se po bëhet më pak për përparimin shoqëror se sa për vetë-promovimin.
Siç tha Frank Zappa, “Art është të bësh diçka nga asgjëja dhe ta shesësh atë.”