Connect with us

Aktuale

Dëmet që shkaktohen nga garancitë që i jepen Contour Globalit gjatë shfrytëzimit të TC “Kosova e Re”

Published

on

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në vazhdën e publikimit të infografikave për TC ‘Kosova e Re’ ngrenë shqetësimin mbi ndikimin e garancive që i jepen kompanisë Contour Global gjatë shfrytëzimit njëzet (20) vjeçar të Termocentrali ‘Kosova e Re’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar tetë (8) marrëveshje komerciale me kompaninë Contour Global për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’.

Këto marrëveshje komerciale parashohin që qeveria të garantojë furnizimin, financimin dhe rreziqet e tregut (duke garantuar blerjen e të gjithë prodhimit dhe një normë fikse të kthimit në investim), që lë vetëm rrezikun e ndërtimit dhe rreziqeve operative me kompaninë private. Përveç këtyre garancive, Qeveria e Republikës së Kosovës garanton edhe për shërbime tjera si furnizimi me thëngjill kualitativ, ujë, si dhe deponim të hirit dhe gipsit.

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të karakteristikave të garancive për furnizim nga Qeveria e Kosovës për Contour Global:

Marrëveshja për furnizim me thëngjill: Qeveria i garanton thëngjillin më efikas për një çmim më të ulët, duke ua lënë konkurrentëve linjitin më pak efikas për një çmim më të lartë. Sipas raportit të KEK-ut për Gjendjen Mjedisore, analizat e thëngjillit të shfrytëzuar nga TC Kosova A dhe B tregojnë se vlera kalorike e thëngjillit në pesë (5) vitet e fundit ka qenë mesatarisht 7.580 GJ/t. Nën marrëveshjen për furnizim me thëngjill, parashihet që KEK t’ia shesë thëngjillin TC Kosova e Re me vlerë kalorike shumë më të lartë sesa thëngjilli që është shfrytëzuar deri më sot. Pra, ContourGlobal do të pranojë të blejë thëngjill i cili si vlerë kalorike ka një numër i cili bie në brezin e 8.000 – 9.500 GJ/t.

Marrëveshja për furnizim me ujë: Furnizimi me ujë i një termocentrali nevojitet për kullat ftohëse, desulfurizim, sasi plotësuese për ciklin avull‐ujë, rigjenerim përcjellës të përgatitjes kimike të ujit, ujë sanitar, trajtim të ujërave të zeza dhe përdorim për lagështimin e hirit. Në vitin 2018, kërkesa e TC Kosova A dhe B për ujë ka qenë afërsisht 7.50 milionë m3/vit (për termocentral). Mesatarisht, vlerësohet se TC ‘Kosova e Re’ do të ketë nevojë për 7.80 milionë m3/vit ku furnizues do të jetë hidrosistemi i Ibër-Lepencit.

Marrëveshja për hedhjen e hirit dhe gipsit: Hiri i cili do të prodhohet nga procesi i djegies, do të mblidhet dhe të ftohet në sistemin e ftohjes së hirit. Hiri fundërrues do të transportohet në deponi me anë të sistemit transportues të shiritave të mbyllur dhe në rast të operimit emergjent ose kur hiri përdoret për qëllime komerciale mund të transportohet me kamion. Në vitin 2018, rreth 620,000 t/vit (hi) janë deponuar si rezultat i procesit të djegies së thëngjillit nga TC Kosova B. Aktualisht, TC Kosova A dhe B nuk kanë mundësi teknike të zhvillojnë procesin e desulfurizimit për të prodhuar gips kështu që të dhënat paraqiten vetëm për hi. Megjithatë, Qeveria e Kosovës ka marrë për barrë që të garantojë edhe trajtimin e hirit dhe gipsit. Mesatarisht, vlerësohet se për TC ‘Kosova e Re’ do të duhet të deponohen plotë 900,000 t/vit (hi) dhe 104,000 t/vit (gjips).

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin rreth zgjerimit të deficitit të llogarisë rrjedhëse gjatë ndërtimit të TC ‘Kosova e Re’ dhe mundësisë së rritjes së ndjeshme të borxhit publik pasi që Qeveria e Kosovës mbart përgjegjësinë e alokimit të rrezikut nga ky investim i madh vlera e të cilit përbën 20% të BPV-së (€1.3 miliardë). Sipas klauzolës së investimeve, Kosova është e përjashtuar nga rregulli fiskal i 2% të BPV-së përderisa borxhi i përgjithshëm publik mbetet nën 30%.

Garancitë në këto kontrata komerciale priten të rrisin borxhin publik të Kosovës për rreth 5-6% të BPV-së, nga 20% që është aktualisht. Në total, këto garanci e sjellin borxhin publik (25-26%) afër tavanit të lejuar (i cili është 30%).

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Kosovës nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali.

Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut.

Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Gjeni këtu infografikën e radhës të publikuar nga Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending