Aktuale
73 vjeçari nga Gjakova me punimet unike nga druri
Fshati Hereq i Gjakovës, është fshati i cili me qetësinë dhe dashurinë e iu bën për vete.
Nuk ishte vetëm bukuria e këtij fshati ajo që e tërhoqi vëmendjen, por edhe zanati i Musa Sahitaj.
Sahitaj, ka 18 vjet që merret me punime druri me të cilat gjithnjë e më shumë është duke e pasuruar gjithnjë e më shumë koleksionin e tij.
“Me punëdore merrna prej pas luftës, d.m.th dy vjet mas luftës, prej atëherë se jena kanë të djegun të pjekun, m’ka ardhë ideja a me i kthy edhe niher ato t ‘përparshmet me i kthy edhe niher në jetë. Ku kemi jetu, me çka jemi marrë me iu tregu edhe njëherë brezit të ri”, rrëfen ai.
Sahitaj, i cili tani është 73 vjeç thotë se ketë punë e bën me kënaqësi , ani pse nganjëherë has në vështirësi.
“Punë e zorshme është, por kur të kish ide më e bë ni punë, ajo të vjen ma kollaj. Se për me e bo një punim t’vyn kohë një muaj ditë. Edhe duhet me mjete primitive. Po kur të kish vullnet çdo punë kryhet”, tregon Sahitaj.
Që nga paslufta, burri nga Hereqi i Gjakovës i ka punuar 100 punime dore, shumicën prej të cilave edhe i ka shitur, pasi ka punuar edhe me porosi.
Sahitaj dëshiron që këtë zanat ta trashëgojë te djemtë dhe nipërit e tij, mirëpo ai thotë se ata nuk janë të interesuar.
Por, pavarësisht kësaj, Sahitaj thotë se do të vazhdojë t’i përkushtohet këtij zanati dhe koleksionin e tij do ta pasurojë me punë të reja.




