Arkitekturë
Rezidencat e Frank Lloyd Wright do të përdoren për qëllime madhore

Ish rezidencat e arkitektit të famshëm Frank Lloyd Wright, Taliesin (Wisconsin) dhe Taliesin West (Arizona), do t’i hapin dyert për publikun, i cili do të mund të mësojë më shumë rreth të jetuarit me natyrën dhe ruajtjen e vendeve historike.
Këtë gjë e ka bërë të ditur fondacioni i tij, “Frank Lloyd Wright”, transmeton Ndërtimi.info.
Kjo iniciativë, e paraqitur për Ditën e Tokës (22 Prill), synon të mësojë publikun për mënyrat se si mund të përdoren praktikat e qëndrueshme për ruajtjen e vendeve historike dhe se si mund të shërbejnë këto praktika si shembuj për aspekte të ndryshme të shoqërisë.
Në fund të vitit, fushata “Të jetosh me natyrën: Praktika të qëndrueshme” do të ndajë postimet mujore nga blogu, postimet e rrjeteve sociale dhe videot që tregojnë metoda ambicioze për të ndërtuar dhe për të jetuar më mirë.
Tema do të ndajë shembuj të veprimeve të këtij fondacioni si dhe këshilla se si mund t’i përfshijë publiku këto praktika në shtëpitë dhe jetën e tyre.
“Ne jemi të emocionuar për të zhvilluar një diskutim të tillë. Në fondacionin Frank Lloyd Wright, ne jemi të ngarkuar me ruajtjen e dy shtëpive të Wright-it dhe ndarjen e trashëgimisë së arkitektit të madh për gjeneratat që do të vijnë. Derisa i mbajmë këto pika referuese dhe e nderojmë këtë trashëgimi, e kemi në mendje tërë kohën nderimin e Wright-it për mjedisin natyror dhe kreativitetin e tij” -Fred Prozzillo nga Fondacioni Frank Lloyd Wright
Kohët e fundit, Fondacioni ka zbatuar disa ide të mëdha dhe të qëndrueshme në shumë vende, të cilat bazohen në reduktimin e konsumit të energjisë dhe përdorin teknika që janë harmoni me natyrën./Ndërtimi.info/





