Aktuale
Jo vetëm Notre Dame, ja 4 rastet e dhimbshme të së kaluares

Tragjedia e djegies së monumentit 800 vjeçar Notre Dame në Paris e cila tronditi popullin francez dhe shumë njerëz anë e mbanë botës, del të mos jetë e vetmja e cila ka goditur historinë dhe kulturën e njerëzimit.
Këto janë katër monumentet të tjera të rëndësishme të cilat dikur u pushtuan në flakë, por erdhën përsëri në jetë pas restaurimit.
1. Kisha Holy Shroud në Turin

Në vitin 1997 kjo kishë u shkatërrua nga një zjarr masiv. Një relik i cili ishte shumë i respektuar nga katolikët ishte shpëtuar nga një zjarrëfikës, i cili më pas kishte dhënë një deklaratë për mediet që kishin dalë në vendin e ngjarjes:
“Duar e mia janë të mbuluara në gjak. Me këto duar dhe një çekan kam thyer xhama 8 metra xham të papërshkueshëm nga plumbat. Kjo është fuqia që ky simbol i krishterë më dha mua”, kishte thënë ai.
Kisha u hap sërish në shtator të vitit 2018.
2. La Fenice në Venedik

Në vitin 1996 shtëpia e operës La Fenice u shkatërrua tërësisht nga zjarri. E hapur për herë të parë në vitin 1792, ajo ishte një ndër teatrot më prestigjioz në botë. Dy elektricistë ishin dënuar me 6-7 vite burgim sepse i kishin vënë zjarrin ndërtesës për tu shmangur nga pagesa e dënimit për shkak të vonimit të punës.
Ndërtesa u rihap në vitin 2004.
3. The Reichestag në Berlin

Më 1933 një zjarr shkatërroi ndërtesën e parlamentit gjerman. Bombardimet përgjatë Luftës së Dytë Botërore e dëmtuan edhe më shumë. Në vitin 1999 ajo u bë shtëpia e parlamentit gjerman sërish, pas renovimit nga arkitekti britanez Norman Foster. Sot ajo është simbol i ribashkimit të Gjermanisë.
4. “Christ the Savior” në Moskë

Në vitin 1931 Stalini e kishte rrëzuar katedralen. Ajo ishte katedralja më e lartë ortodokse në botë. Në vend të saj ai kishte planifikuar të ndërtonte “Pallatin e Sovjetikëve” por nuk u ndërtua kurrë. Në vitin 1995 u vu guri i parë për katedralen e re, ajo u hap 5 vjet më vonë.
