Connect with us

Art

800 mijë vizita në lokacionet e Manifesta 14

Published

on

Afër 800 mijë vizita në lokacionet e Manifesta 14 e cila ka vendosur Kosovën në hartën e organizimeve kulturore më të mëdha në Evropë.

Qasja në art dhe transformimi i hapësirave publike, audienca vendore dhe ndërkombëtare, aktivizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore në funksion të ekspozimit të artit bashkëkohor janë disa nga efektet pozitive që i ka sjellë vendit tonë Manifesta.

“Ishte kënaqësi të shohim numrin e madh të vizitorëve dhe interesimin për të parë programin artistik që është ofruar përgjatë kësaj periudhe. Lokacionet në hapësira të mbyllura kanë pasur 140 mijë vizita, 612 mijë vizita janë zhvilluar në intervenimet artistike publike, në total 752 mijë vizita në të gjitha lokacionet e bienales deri tani.”, thotë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Jemi në javën e fundit të Bienales Manifesta 14 në Prishtinë, një organizim i jashtëzakonshëm që mblodhi artistë bashkëkohorë nga vendi dhe bota në Prishtinë dhe dëshmoi kapacitetet që ka Kosova për organizimin e një ngjarje me përmasa të tilla.

Art

Më 1 shkurt, hapet ekspozita ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” 2022

Published

on

Mbrëmja e 1 shkurtit do të sjellë një ekspozitë me koncept tërësisht të ri në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Kuratorët Christian Mosar dhe Raimund Stecker përmes veprave të përzgjedhura do të trajtojnë traditat dhe retrospektivën në art.

Në këtë edicion, i 14-ti me radhë, ku një grup artistësh kanë shpalosur talentin e tyre për artdashësit, do të ndahet edhe çmimi tashmë tradicional “Muslim Mulliqi” 2022.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 shkurt./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Seria fotografike ‘Rënia e komunizmit’, vazhdon të jetë në muret e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”

Published

on

Ekspozita me fotoreportazhin e Michel Setboun “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin duhur”, ku shfaqen imazhe të Shqipërisë së viteve 1980 deri në vitin 1991, me rrëzimin e sistemit komunist, vazhdon të jetë e hapur nga e marta në të shtunë, nga ora 9:00 deri në orën 16:00 dhe çdo të diele nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, në Shkodër.

Fotot që përshkruanin luftën e përditshme të shqiptarëve me varfërinë ishin të rralla. Kjo nuk është rastësi, sepse Sigurimi i Shtetit, organi i konsideruar si “syri i diktatorit” ishte përgjegjës për të gjitha burimet e informacionit, duke përfshirë edhe fotostuditë të cilat u shtetëzuan dhe u kthyen në departamente të shërbimit fotografik.

Agjencia Telegrafike Shqiptare – një lloj ‘laboratori i formësimit të Njeriut të Ri’ – kishte kontroll mbi të gjitha fotografitë që dilnin në revista dhe gazeta. Turistët e huaj i nënshtroheshin një kontrolli të tillë sepse monitoroheshin lëvizjet e tyre për të mos lejuar që të fotografonin realitetin. Gjatë viteve të diktaturës, në Shqipëri lejoheshin të vizitonin vetëm delegacionet politike të vendeve mike komuniste, sportistët që garonin në garat ndërkombëtare dhe turistë që plotësonin kërkesat e Albtourism, e vetmja agjenci shtetërore për turizmin.

Michel Setboun ishte vetëm 17 vjeç kur filloi të udhëtonte nëpër botë. Në një nga udhëtimet e tij, ai u ndal në Jugosllavi dhe në Kosovë. Ky moment zgjoi interesin e tij për të vizituar Shqipërinë e izoluar. Setboun mbërriti në Shqipëri për herë të parë në vitin 1981 duke u maskuar si anëtar i një grupi të ri marksist francez që udhëtonte atje si pjesë e një marrëveshjeje miqësie midis dy vendeve.

Kjo mund të shihet në serialin e tij “Shqipëria 1981”, në të cilin nuk ka asnjë fotografi që përshkruan realitetet e burgjeve, kampeve të internimit, shkatërrimit të objekteve të adhurimit apo edhe varfërisë. “Jeta në rrugë gjatë regjimit komunist” është e vetmja fotografi e bërë fshehurazi që kap tronditjen e shqiptarëve kur panë të huajt.

Është e çuditshme që, përveç kësaj fotografie, gjatë gjithë serisë Mishel nuk identifikohet si fotografi. Ajo që vërejmë është një sistem i përpunuar trillimesh të krijuara nga regjimi për ta paraqitur Shqipërinë si një vend të lumtur dhe të begatë. I vetëdijshëm për praninë e një realiteti paralel, ai rikthehet në vitin 1986 dhe çdo vit deri në rënien e komunizmit në 1991.

Udhëtimet e tij në Shqipëri janë dokumentuar në serialet “Shqipëria e pakohë” dhe “Rënia e komunizmit”. Kthimi i tij në 1990 ishte ndryshe nga herët kur vinte i maskuar si turist në një vend të izoluar. Këtë herë, ai është një fotoreporter në aksion, duke pasqyruar rënien e sistemit komunist për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Nëse e kërkojmë në google emrin e tij, mund ta kuptojmë rëndësinë e tij si fotograf duke parë fotot e arratisjes masive të shqiptarëve në Evropë më 2 korrik 1990, të cilat mund t’i gjeni në serialin ‘Eksodi’, zgjedhjet e para pluraliste në serial’ Fillimi i Demokracisë dhe ngjarjet pas Demonstratës Antikomuniste të 2 Prillit 1991 në Shkodër në serialin “Trazirat dhe funeralet e Prillit 1991”. Shkodra, epiqendra e persekutimit komunist dhe qyteti i kryengritjeve të para demokratike në vitet 1900, zë një vend të veçantë në fotografitë e tij.

Në ndryshim nga serialet e tjera me fokus politik, Michel është i interesuar edhe për fenë. Ai ndjek me vëmendje dokumentimin e ringjalljes së praktikave fetare në serinë “Rilindja e Krishterizmit dhe Islamit”. Dom Simon Jubani, prifti katolik që kaloi 26 vjet në burg dhe organizoi meshën e parë që paralajmëroi rënien e diktaturës, është një figurë qendrore në këto ngjarje. Kjo ekspozitë fokusohet në përfshirjen e Setboun në regjistrimin e rënies së regjimit komunist të Shqipërisë dhe disa ritualeve që ai kapi gjatë viteve 1990; nuk përfshin udhëtimet e tij të mëvonshme në Shqipëri.

Continue Reading

Art

‘Dhomë për kujtime të pabëra’ hapet në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Published

on

Galeria e Ministrisë së Kulturës ka kënaqësinë të ju ftojë në hapjen e ekspozitës “Dhomë për Kujtime të Pabëra” të artistit Luan Bajraktari, kururar nga Hana Halilaj të enjtën me 8 dhjetor 2022 në orën 19:00.

“Dhomë për Kujtime të Pabëra” prezanton një vepër të komisionuara me autor Luan Bajraktarin, i cili e tjetërson galerinë në një dhomë dite ndërtuar me orendi dhe pajisje shtëpiake të vjetra.

Duke u bazuar kryesisht në shëmbëlltyrën e shtëpisë së fëmijërisë së vet, autori krijon një mjedis tipik shtëpiak përmes ndërhyrjeve arkitekturale dhe të dizajnit të brendshëm. Ekspozita synon të vërë në pikëpyetje strukturat institucionale e, përmes kësaj, të krijojë një hapësirë që fton për reflektim dhe dialog.

Duke eksploruar idenë e shtëpisë nga pikëvështrimi i diasporës, Bajraktari në këtë ekspozitë shfrytëzon mobilje të gatshme dhe orendi shtëpiake për të krijuar brendinë tipike të një dhomë ndenjje kosovare apo dhe të vendeve të rajonit.

Anipse rregullimi bazë i dhomës së ditës priret të jetë i ngjashëm anembanë globit, në morinë e objekteve të paraqitura, modelet dhe estetika e tepihut, divanit, perdeve dhe ngrohëses, tejçon heshtazi një afeksion të mishëruar në to.

Ekspozita tërheq vëmendjen te kujtimet e sendërtuara në objekte e hapësira dhe shqyrton eksperiencat hapësinore si shenjuese të klasave shoqërore dhe ekonomike./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending