Connect with us

Aktuale

704 ankesa të kompanive kundër institucioneve, kërkojnë zgjidhje në OSHP

Published

on

Kanë kaluar një vjet që kur Organi Shqyrtues i Prokurimit i njohur si Gjykata e Tenderëve ka mbetur pa bord. Në mungesë të bordit janë grumbulluar 704 ankesa të kompanive kundër institucioneve, që kërkojnë zgjidhje në OSHP.

Derisa vlera e projekteve të cilat janë bllokuar në OSHP ka shkuar mbi 200 milionë euro për shkak të mungesës së bordit, organ ky që vendos për ankesat e kompanive.

Nga ana tjetër, komunat e Kosovës po e konsiderojnë jetike zgjedhjen e bordit për projektet e tyre kapitale.

Që nga koha kur OSHP ka mbetur pa bord funksional, është tentuar dy herë të zgjidhen anëtarët e bordit të ri. Për herë të parë, procesi nuk kishte shkuar deri në fund ndërsa për herën e dytë, zgjedhja e anëtarëve të bordit të OSHP-së ka dështuar në Kuvendin e Kosovës.

Nga konkursi i tretë, Qeveria e Kosovës në fillim të muajit mars i ka propozuar 10 emra Kuvendit të Kosovës.

Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Faruk Rexhaj, Dafina Gashi, Kimete Gashi, Vedat Pterqoj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahim dhe Vjosa Gradinaj Mexhuani, janë të propozuarit nga Qeveria e Kosovës.Tre të parët – Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava nuk kanë konkuruar fare në konkursin për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të OSHP-së.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Kallxo.com se Qeveria ka respektuar poentimin e bërë nga komisioni vlerësues duke nominuar disa persona të përzgjedhur nga komisioni vlerësues dhe ka shtuar edhe disa të tjerë, sipas diskrecionit të vet. Kanë kaluar gati një muaj që kur emrat e kandidatëve kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës.

Kallxo.com merr vesh se Kuvendi ka kërkuar sqarime për njërin nga kandidatët e propozuar.

Organi Shqyrtues i Prokurimit është organ i pavarur dhe shqyrton të gjitha ankesat e parashtruara me shkrim nga operatorët ekonomik për proceset e prokurimit.OShP-ja ka kompetencë, autoritet, pushtet dhe përgjegjësi që të shqyrtojnë ankesat nga palët e interesuara lidhur me shkeljet e mundshme të Autoriteteve Kontraktuese dhe  si rrjedhojë mund të kërkojë nga Autoritetet që aktiviteti i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim dhe të kërkojë nga to që të anulohet aktiviteti i prokurimit si dhe të aprovoj vendimin e Autoriteteve Kontraktuese./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending