Connect with us

Ndërtim

6 shtetet e Evropës do të lidhen përmes tunelit prej 8 miliardë euro

Published

on

Evropa dëshiron të bëjë një hap tjetër në drejtim të ndërtimit të transportit të ri hekurudhor nëntokësor. Për këtë qëllim, në vitin 2028 është planifikuar inaugurimi i korridorit Skandinavi-Mesdhe, i cili do të jetë tuneli më i gjatë në botë dhe do të lidhë veriun me jugun e “Kontinentit të vjetër”.

Puna për këtë infrastrukturë filloi në vitin 2008, megjithëse gërmimet nisën në vitin 2015. Projekti ka një buxhet prej 8 miliardë euro. Siç shpjegohet nga Bashkimi Evropian, ky korridor përfaqëson një bosht vendimtar për ekonominë e kontinentit, duke lidhur gjithsej 6 vende, raporton a2news.com.

Vendet e përfshira janë Malta, ku tuneli do të nisë në kryeqytetin e saj, Valetta. Më pas do të kalojë përmes Italisë, ku korridori do të lidhet me portet në jug të vendit dhe qendrat industriale në veri. Ndër qytetet janë Palermo, Napoli, Bari, Napoli, Roma, Bolonja dhe Verona.

Prej aty, lidhja kryesore e radhës për këtë projekt do të jetë Gjermania, me lidhje në Fehmarn, Hamburg, Hanover, Bremen, Nuremberg dhe Mynih.

Destinacionet e fundit do të jenë Danimarka (Kopenhagen), Suedia (Stokholm dhe Malmo) dhe Finlanda, me tunelin që do të përfundojë në Helsinki.

I konsideruar si një nga akset prioritare të rrjetit trans-europian të transportit, ai do të bëhet rrjeti hekurudhor nëntokësor më i madh në Evropë dhe në botë. Ai do të jetë më shumë se 4 000 kilometra i gjatë.

Sot, tuneli më i gjatë në botë është ai i Gotardit, që ndodhet poshtë maleve të Zvicrës, me një gjatësi prej 57,04 kilometrash./Media Ndërtimi.

Ndërtim

1.6 milion euro ndahen për stadiumin e ri në Hogosht

Published

on

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se 1.6 milion euro janë ndarë për stadiumin e ri të Hogoshtit.

Kjo është vlera e memorandumit që kanë nënshkruar sot me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun.

“Ky stadium do të jetë një nga stadiumet më karakteristike në Kosovë për faktin se rrethohet me male shumë të bukura dhe peisazh të mrekullueshëm, duke krijuar kështu një ambient fantastik për sportistët e shikuesit”- ka shkruar Rahimaj në Facebook.

Sipas tij, kjo është një ëndërr e komunitetit të futbollit që u bë realitet./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Cili legjislacion i ri në Evropë mund të ndikojë në ndërtim?

Published

on

Peizazhi rregullator rrallëherë qëndron i palëvizshëm për një kohë të gjatë në ndërtim. Dhe ndryshimet në ligj shpesh mund të kenë pasoja për mënyrën në të cilën kompanitë e ndërtimit bëjnë biznes.

Kjo është arsyeja pse Construction Europe ka përmbledhur disa nga ndryshimet më të reja legjislative në tregje të ndryshme.

Komisioni Evropian po përgatitet të ndryshojë Direktivën e Asbestit në Punë për të reduktuar më tej numrin e njerëzve që vdesin nga kanceret e lidhura me asbestin në Bashkimin Evropian.

Ajo ka propozuar uljen e kufirit të ekspozimit në punë për asbestin në 10 herë më të ulët se vlera e tij aktuale (nga 0,1 fibra për centimetër kub në 0,01 f/cm3.

KE planifikon gjithashtu të ofrojë udhëzime mbi zbatimin si dhe një fushatë ndërgjegjësimi që synon kompanitë, punëtorët, pronarët dhe administratat publike.

Megjithatë, Federata Evropiane e Industrisë së Ndërtimit (FIEC) dhe Konfederata Evropiane e Ndërtuesve (EBC) i kundërshtojnë planet në formën e tyre aktuale.

Ata argumentojnë se fokusi në uljen e vlerës kufi të ekspozimit në punë (OEL) është “jo realist” sepse kompanitë e ndërtimit nuk do të ishin në gjendje të zbatonin kufijtë e kërkuar.

Ata kanë kërkuar një periudhë më të gjatë tranzicioni prej 4-5 vjetësh për rishikimin e direktivës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Pritet ndërtimi i poligoneve taktike me standardet e NATO-s për shërbim të ushtarëve të FSK-së

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten përmes një konference për media kanë prezantuar dy projekte që kanë të bëjnë me Ushtrinë e Kosovës.

Mehaj me këtë rast ka bërë të ditur se do të investohen miliona euro pas shpronësimeve në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

“Në projektin e parë do të ndërtohen poligone taktike për shërbim të ushtarëve të FSK-së dhe pritet të jetë me standarde të NATO-s dhe SHBA-së”, tha Mehaj, duke shtuar se Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes.

Mehaj po ashtu ka treguar se ndërtimi i poligoneve do të bëhet edhe në bashkëpunim me partnerët strategjik të Kosovës me  NATO-n dhe ShBA-në, raporton RTK.

Mehaj tha se tashmë kanë pranuar dritën jeshile për ndërtimin e poligoneve të cilat do të jenë edhe në dispozicion për ushtarët paqeruajtës në Kosovë.

“Po flasim për Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës. Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes. Në Babaj të Bokës do të shndërrohet në zonën operacionale të FSK-së ku do të ndërtohen poligone taktike moderne sipas standardeve të NATO-s. Po ashtu  në aeroport planifikohet ndërtimi i objekteve të ndryshme me qëllime operacionale për ushtrinë e Kosovës”, tha Mehaj.

Në anën tjetër ministri Aliu tha ka qenë kënaqësi dhe privilegj që të punojnë që sa më parë të realizohen detyrat në fushën e shpronësimit dhe kadastrës.

Ai tha se gjatë vitit 2022 kanë arritur t’i kryejnë me sukses procedurat e shpronësimit për dy projekte të ministrisë së Mbrojtjes.

“Qeveria e Kosovës i ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim.  Deri më tani janë kryer 9.4 milionë euro pagesa. Pas kryerjes së pagesave, kemi bërë kërkesë tek Agjencia Kadastrale që pronat e shpronësuara t’i kalojnë Qeverisë për nevojë të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Aliu duke shtuar se pothuajse të gjitha pronat janë bartur në emër të Qeverisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending