Arti publik po sheh një rilindje. Që nga goditja e pandemisë pranverën e kaluar, të gjithë kemi kaluar më shumë kohë në hapësirat e jashtme. Si rezultat, arti në natyrë nuk ka qenë asnjëherë më i kërkuar. Tani është bërë një pjesë integrale e ligjërimit publik. Edhe pas marrjes së vaksinave, kultura për dalje në natyrë do të vazhdojë gjatë gjithë verës.
Shumica e parqeve të skulpturave mbeten të hapura në të gjithë globin, me masa të sigurta të distancës sociale. Ato janë bërë një mënyrë popullore për të dalë nga shtëpia. Nga parqet palate në Japoni deri te malet në Montana, këtu janë disa nga parqet kryesorë të skulpturave për t`i vizituar ndërsa merrni ajër të pastër dhe bëni ushtrime në natyrë.
Kopshti i Skulpturave Kasmin (Qyteti i Nju Jorkut)
Ky kopsht i qetë i skulpturave në lagjen Chelsea të Manhatanit është larg turmave. Ky kopsht i skulpturave është dizenjuar nga Future Green, një studio e një arkitekti të peisazhit në Brooklyn që përqendrohet në çatitë e gjelbra dhe qëndron pranë një kondoje të projektuar nga Zaha Hadid. Ekziston një ekspozitë aktuale me skulptura bronzi nga Alma Allen, të cilat i japin nderim edukimit të artistit në Utah. Ato bazohen në skulptura balte dhe dylli të skalitura me dorë të bëra në studion e tij, në Tepoztlán, Meksikë.
Tippet Rise Art Center (Fishtail, Montana)
Për këtë kopsht të gjerë me skulpturë ia vlen të udhëtoni në Malet Beartooth në Fishtail, Montana. Tippet Rise Art Center është një fermë 12 mijë hektarëshe me 12 milje shtigje, të cilat janë të mbushura me art publik, përfshirë skulptura nga Mark di Suervo etj. Këtë verë, ferma do të jetë e hapur për ata që janë duke ecur në këmbë ose duke udhëtuar me biçikletë. “Më pak njerëz do të jenë në fermë, duke lejuar një përvojë edhe më personale me veprat e artit”, thotë bashkëthemeluesit e Tippet Rise Peter Halstead për AD. “Ajo që na ka mësuar pandemia është rëndësia jetike e hapësirave të jashtme për pushim dhe ripërtëritje. Po ashtu na ka mësuar rëndësinë thelbësore të një jete kulturore komunale për sensin tonë të mirëqenies,” thotë bashkëthemeluesi Cathy Halstead për AD.
Qendra e Artit Storm King (New Windsor, New York)
Deri më tani parku më i popullarizuar i skulpturave në pjesën e pasme të Nju Jorkut, Storm King është një park skulpturash 500 hektarë në Luginën Hudson. Ky park mund të rezervohet një muaj më herët, kështu që blini bileta paraprakisht. Që nga hapja në vitin 1960, ajo është rritur duke përfshirë dhjetëra skulptura që ndryshojnë me kalimin e kohës, me një përzgjedhje tjetër për t’u parë çdo sezon. Në koleksionin e tij, parku zotëron skulptura nga artistë të njohur përfshirë Carl Andre, Louise Bourgeois dhe Daniel Buren. Artistja Sarah Sze po tregon një ekspozitë të re të quajtur Fallen Sky, e cila hapet më 12 qershor.
Muzeu i Hapur në Hakone (Hakone, Japoni)
Si muzeu kryesor i Japonisë në ajër të hapur, ky monument ka marrë vendin e parë në një ekspozitë të përhershme arti në natyrë. Aty gjenden mbi një mijë skulptura. U themelua për herë të parë në vitin 1969 dhe rihapet më 8 Qershor. Përfshinë një koleksion nga Pablo Picasso, si dhe nga artistët japonezë Taro Okamoto, Yasuo Mizui dhe Churyo Sato. Për të mos e humbur është edhe një skulpturë nga artistja britanike Barbara Hepëorth e quajtur “Dy figura nga 1968”, për të cilën ajo tha se shpreh “marrëdhënien shpirtërore midis peizazhit dhe njerëzve”.
Parku i Skulpturave Olimpike (Seattle)
Ky park ndodhet në natyrë dhe është krijuar nga Muzeu i Artit Seattle aty pranë. Dizajni i peizazhit përshtatet me rrugët lokale dhe horizontin, përballë portit në atë që njihet si hapësira e gjelbër më e madhe e Seattle në qendër të qytetit. Ky park me skulpturën nëntë hektarëshe jep vepra nga artisti abstrakt Ellsworth Kelly.
Park Güell (Barcelona)
Ky park publik epik ndodhet në kodrën Carmel në Barcelonë. Përmban rrugë dredha-dredha, skulptura dhe ndërtesa deri në majën e një mali që mbikëqyr qytetin spanjoll. Krijuar nga arkitekti Antoni Gaudí (një vendas i Barcelonës), ai tregon anën e tij të gjallë, duke shfaqur vepra që përshkruajnë dragonj, zogj dhe simbole. Një fener i modernizmit katalanas, është një shëtitje magjike përmes një stili dizajni curvaceous, pothuajse karikaturë. Gaudí i urrente vijat e drejta, kështu që ndërtesat këtu kanë dhunti të zjarrtë të artistit. Ai e pa punën e tij krijuese si një bashkëpunim me mjedisin, duke thënë dikur, “Asgjë nuk është art nëse nuk vjen nga natyra”.