Aktuale
55 milionë eurot për urën që shkuan dëm
Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, ka pranuar se 55 milionë euro nga paratë të taksapaguesve tashmë janë shpenzuar dhe humbur në “Urën Kopsht” të braktisur dhe nuk ka asnjë mënyrë për të rimarrë paratë.
Duke folur për programin e radios të LBC dje, kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan deklaroi se “marrëveshja e nënshkruar nga paraardhësi i tij Boris Johnson për urën kontraverse me pemë rrënonte besimin”.
Sadiq Khan kishte dhënë vendimin e tij në lidhje me urën e diskutueshme të Londrës në fund të prillit dhe braktisi projektin e kryer nga “Thomas Heatherwick” për shkak të paqartësive financiare të skemës së mbledhjes së fondeve për të filluar ndërtimin.
Lidhur me skemën spekulative të buxhetit të projektit, Khan tha se “paratë e zotit Xhonson dhe Xhorxh Osborne nga Autoriteti i Madh i Londrës dhe Departamenti i Transportit tashmë ishin shpenzuar”.
“Paratë që Boris Johnson i dha trustit të [urës] janë shpenzuar nga trusti,” tha zoti Khan.
Pritej që buxheti i përgjithshëm për Urën e Kopshtit të kushtonte 200 milionë funte në total. Kur Margaret Hodge, një deputete, paraqiti një raport të pavarur mbi hetimin e planeve të duhura të menaxhimit mbi fondet publike dhe kryerjen e procedurave rreth projektit, raporti tashmë po theksonte se fondet e shpenzuara për projektin nuk ishin menaxhuar mirë.
Ura e Kopshtit, e vendosur në mes të stacionit “Temple” dhe Bankës së Jugut, fillimisht ishte vendosur të jetë 100% e financuar nga donatorët e sektorit privat.
“Një nga kritikat e Margaret Hodge në raportin e saj ishte fakti se nuk kishte nxitje për ata që premtuan paratë, këta donatorë të pasur, që në fakt t’i japin paratë”, u shpreh Khan.
“Këto ishin zotime, jo para reale, si rrjedhojë e marrëveshjes së bërë nga kryetari i mëparshëm, paratë i janë dhënë Trustit nga ai dhe nga Qeveria – këto para janë shpenzuar”, vazhdoi ai
Prezantuesi nuk e lejoi çështjen të zhvillohej më tej.
You must be logged in to post a comment Login