Connect with us

Trashëgimia Kulturore

40 gra nga Janjevё eksplorojnë artin e punimit të kostumeve tradicionale

Published

on

Takimi i parë u zhvillua në Kino ‘Lumbardhi’ në Prizren, ku u takuan me zejtare të aftë dhe me përvojë dhe mësuan për artin e punimit të kostumeve tradicionale, duke përfshirë edhe dollamën e shkëlqyer.

Bahtije Gashi ndau mendimet e saj: “Procesi i përpunimit të veshjeve tradicionale është befasues. Megjithatë, ajo që më frymëzoi vërtetë ishte të dëgjoja histori motivuese të trajnerëve dhe rrugëtimin e tyre nga fillimet modeste deri te sukseset e jashtëzakonshme.”

Gratë vizituan gjithashtu Delvina Bytyçin, një grua e vetëpunësuar që prezantoi sipërmarrjen e saj, gamën e gjerë të veshjeve tradicionale dhe njohuritë e saj të paçmueshme sesi biznesi i saj u bë plotësisht i qëndrueshëm.

“Më mbush zemrën me gëzim të shoh këto gra që ruajnë traditat dhe kujdesen për familjet e tyre”, tha Sevdije Bikliqi, një grua 70-vjeçare nga Janjeva, e cila iu bashkua vizitës.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin gra të angazhuara në mënyrë aktive në trajnimin për zhvillimin e aftësive për qepje, qëndisje, arte dhe zeje – pjesë e projektit të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të financuar nga projekti “Trashëgimia kulturore si shtytës për ringjalljen ekonomike të Janjevёs”.

Ato ndanë me padurim planet e tyre për të shfrytëzuar këtë përvojë për të formuar rrugët e tyre sipërmarrëse, drejt vetëpunësimit./Media Ndërtimi

Trashëgimia Kulturore

Restaurohet kulla e Xhelë Hajdinit në Gjilan, aset i trashëgimisë kulturore

Published

on

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Kurti: Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë —

Published

on

Trefish më i lartë sesa në vitin 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore,

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.”, deklaroi Kurti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nisin gërmimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Published

on

Kanë nisur punimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë kjo arkeologjike përplot vlera e histori.

Nga gërmimet e mëparshme është dëshmuar lashtësia që ka ky lokalitet tejet i rëndësishëm, dikur vendbanim parahistorik me një vazhdimësi deri në mesjetën e vonë.

Tani ka filluar të bëhet pastrimi i strukturave arkitektonike të zbuluara dhe konservimi i tyre, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit e në shërbim të turizmit kulturor.

Continue Reading

Trending