Connect with us

Infrastrukturë

38 milionë euro kostoja e ndërtimit të rrugës 16 km Luzhan-Bërrnicë, pritet hapja e tenderit në pranverë të 2023

Published

on

I tërë segmenti i magjistrales Prishtinë-Podujevë do të jetë i ndarë në 5 lote.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bashkë me zv.ministrin Hysen Durmishin dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë treguar detaje për projektin e rrugës që ka nisur të ndërtohet vite më parë me shumë zvarritje si pasojë e anashkalimit të procedurave të shpronësimit.

16 km rrugë do të ndërtohen nga fshati Luzhan deri në Bërrnicë dhe loti i pestë nga Luzhani deri në Podujevë, segment ky që përbëhet prej 9 km.

“Me realizimin e projektit del që kosotja e këtij projekti do të jetë gjithsejt 38 milionë euro, ndërsa në parashikimin e buxhetit që e kemi pas ka qenë afër 23 miliionë. Të gjitha fazat i kemi të përfunduar dhe materialin e projekti e dorëzojmë në zyrën e Prokurimit, ku besoj që fillimi i javës do të jetë hapja e tenderit për ndërtimin e rrugës nga Luzhani deri në Bërrnicë dhe Luzhan-Podujevë.

“Nëse arrijmë ta nënshkruajmë kontratën në pranverën e vitit 2023, e që të mos kemi telashe në procesin e prokurimit, atëherë në qershor të vitit të ardhshëm, ne do të kemi mundësi të bëjmë rishikimin e buxhetit dhe do t’i shtojmë edhe 6 milionë euro konforom rrjedhës dhe nevojave të projektit”, tha ministri Aliu.

“Gjatë ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë, asnjëherë nuk ka ndodhur asnjë procedurë e shpronësimit. Janë nënshkruar kontrata duke shpërfillur këtë çështje dhe kjo ka shkaktuar zvarritje të mëdha në realizimin e këtij projekti. Arsyeja se pse ne si ministri nuk kemi vazhduar me lotët e reja deri në Prishtinë ka qenë se nuk ka pas projekt për këtë rrugë. Elaborati i shpronësimit për këtë magjsitrale tashmë ka përfunduar dhe ne jemi të bindur që nuk do të fillojmë asnjë procedurë të prokurimit pa filluar procedurat e shpronësimit në mënyrë që të mos kemi probleme gjatë ndërtimit.”, deklaroi zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ky projekt përbëhet nga këto lote:

Loti 1: Përfundimi i rrugës me 4 korsi nga Bërrnica e deri të kyqja në autostradë, Lebanë

Loti 2: Nga kyqja e autosdtradës në Lebanë e deri në fshatin Vranidoll

Loti i 3: Vranidoll – Lupç dhe

Loti i 4: Nga fshati Lupç deri në Lluzhan.

Në pranverë të vitit 2023, pritet të nënshkruhen kontratat për ndërtimin e lotëve të magjistrales Prishtinë-Podujevë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për matje gjeodezike, kadastrale dhe hartografi, së fundmi është pajisur me Dron Wingtra Gen II teknologjia e fundit e droneve. Me ane te këtij droni do të prodhohen ortofoto, DTM/DEM me kualitet dhe cilësi të lartë do të përfshijë sipërfaqe jo shumë të mëdha  por me nevoja specifike të AKK-së.

Avancimi  i teknologjisë në fushën e matjeve ka krijuar mundësi të shumta dhe me saktësi shumë të lartë për prodhimin e ortofotove të cilat përveç AKK-së do të mund të i shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve të tjera.

Për të fituar aftësi sa më të mira në përdorimin e Dronit gjatë të hënës një pjesë e ekspertëve të AKK-së janë trajnuar nga ekspertë të kësaj fushe, në vendpunishten e magjistrales Prishtinë-Gjakovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro.

Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë.

Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“. Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending