Connect with us

Ndërtim

2 miliardë euro kosto e ndërtimit të “Portit të thatë” në Prishtinë dhe Porto Romanos në Durrës

Published

on

Konsulenca inxhinierike “Royal Haskoning DHV” ka zbuluar planet e saj për dy porte të reja në Evropën Lindore.

Planet përfshijnë portin konvencional të Porto Romanos në Shqipëri dhe një “Port të thatë” në Prishtinë, njoftoi Consultancy.eu (një portal i kompanive për konsulentë kryesisht në projektet e infrastrukturës).

Royal HaskoningDHV i hartoi propozimet e saj për projektet për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës në bashkëpunim me partnerin vendas Abkons.

Projektet synojnë një transformim ambicioz të infrastrukturës detare dhe transportit multi-modal në Rajon, një propozim që ka kënaqur autoritetet në të dy vendet, shkruan Revista Monitor.al

“Consultancy.eu” njoftoi se detajet e projektit do të shtjellohen më tej në periudhën e ardhshme, pas së cilës do të fillojë ndërtimi i Portit. Porto Romano është planifikuar të vihet në punë në vitin 2025 dhe vlerësohet se projekti do të kushtojë rreth 2 miliardë euro, ndërkohë nuk ka ende një vlerë finale për “Portin e thatë” që do të ndërtohet në Prishtinë.

Konsulentët kanë sqaruar se Porti i ri detar i Porto Romanos do të përdorë teknologjitë më të fundit të automatizimit dhe do të ndërlidhet me rrjetin hekurudhor si dhe me infrastrukturën rrugore. Kjo do të mundësojë që porti detar të lidhet tërësisht me një “port të thatë” që po zhvillohet aktualisht në Prishtinë, Kosovë.

“Port i Thatë” është një terminal në brendësi që mund të arrihet nga një port detar me kamion, tren. Në veçanti, një port i thatë funksionon si një qendër dërgese për mallrat detare me destinacion të brendshme.

Investimet në Porto Romano dhe Prishtinë, dhe potenciali i tyre për bashkëpunim, shpresohet t’u mundësojë të dyja vendeve të luajnë një rol të rëndësishëm në sektorin e transportit në Ballkan, sqaron portali i konsulentëve.

Erik Oostwegel, i cili është CEO në Royal HaskoningDHV që nga viti 2013, vuri në dukje se “planet do të sigurojnë që bregdeti i bukur i Shqipërisë të restaurohet, duke i bërë zonat më tërheqëse për aktivitetet turistike”.

Kur qeveria shqiptare njoftoi synimin e saj për të përmirësuar portin detar të Durrësit hyri në një diskutim me ekspertë të Royal HaskoningDHV.

Porti i ri në Porto Romanos lindi nga nevoja për zhvendosjen e aktiviteteve industriale në nga Porti i Durrësit në një lokacion të ri.

Sipas ekspertëve në Royal HaskoningDHV, këto projekte ka gjasë të rrisin efikasitetin e zinxhirëve logjistik dhe ta bëjnë ekonominë shqiptare me konkurruese.

Zhvendosja e Portit të Durrësit

Projekti Durrës Yacht & Marina, për të cilin është deklaruar se do të ketë një vlerë totale investimi prej 2 miliardë euro nga kompania EMAAR nga Emiratet e bashkuara Arabe pritet që të zhvillohet në hapësirën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, teksa ky i fundit do të zhevndoset në Porto Romano./Media Ndërtimi.

Kompania zhvilluese ka marrë nga shteti 80 hektarë tokë shtetërore të cilën do ta zhvillojë me faza dhe ndërkohë do të fillojë shumë shpejt dhe shitjen e apartamenteve.

Zhvendosja e portit të Durrësit në Porto Romano do të jetë graduale, pasi edhe zhvillimi i projektit në portin ekzistues do të jetë i tillë dhe pritet të zgjasë rreth 10 vjet.

Ekspertët kanë pohuar se zhvendosja e Portit të Durrësit në çdo skenar do të ishte e nevojshme, pasi porti aktual ka nevojë për përmirësime rrënjësore që lidhen me rritjen e volumeve të përpunimit, por edhe me sigurinë portuale, nevojën për më shumë autonomi dhe hapësirë për forcat detare dhe nevojën për ndërlidhje më të mirë me logjistikën rrugore dhe hekurudhore.

Por, ende nuk janë bërë publike se sa është investimi final për portin e ri në Porto Romano, cilët do të jenë financuesit, që do të varen nga projekti i detajuar inxhinierik dhe formula që do të zgjidhet për operimin.

Një nga alternativat është dhe marrëveshja koncesionare për operimin e terminaleve të mallrave dhe atyre logjistike në tokë. Sipas ekspertëve, përpunimi i zonave logjistike në Porto Romano paraqet interes të veçantë në këtë drejtim.

Shuma prej 2 miliardë eurosh është sa 40% e buxhetit total vjetor të shtetit, duke e bërë Portin praktikisht të papërballueshëm nga fondet buxhetore./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Danimarka nderon punëtorët që humbën jetën në ndërtimin e stadiumeve të Katarit

Published

on

Futbollistët danezë nuk do të kenë me vete familjarët dhe bashkëshortet në Botërorin e Katar.

Një zgjedhje kjo e ndërmarrë në të njëjtën linjë me pozicionimin që ka marrë prej kohësh Federata Daneze në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin që do të organizojë turneun.

“Nuk duam të kontribuojmë në rritjen e përfitimeve të Katarit dhe për këtë arsye kemi reduktuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e personave që do të jenë në këtë udhëtim”, bënë të ditur nga Federata për të përditshmen “Ekstra Bladet”.

Në ditët e shkuara, Hummel, sponsori teknik i kombëtares daneze, prezantoi fanellat që lojtarët do të veshin në Botëror. Në njërën prej tyre me qëllim janë zbehur simboli dhe logot, pasi, siç u shpjegua, “danezët nuk duan që fanellat e tyre të jenë të dukshme në një turne që u ka kushtuar jetën mijëra personave”, ndërkohë që fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, në shenjë zie për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.

Sipas disa statistikave, 6,500 punëtorë migrantë kanë vdekur duke ndërtuar kantierin e Kupës së Botës 2022

Ndërtimi i vendeve për Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar filloi menjëherë pasi vendit të vogël të Lindjes së Mesme iu dha evenimenti në dhjetor 2010. Që atëherë, më shumë se 6,500 punëtorë ndërtimi migrantë kanë vdekur, sipas një raporti nga The Guardian që mori çuditërisht pak. vëmendje.

Për të ndërtuar shtatë stadiume të reja, një aeroport të ri, dhjetëra hotele dhe një qytet krejtësisht të ri që do të presë finalen e Kupës së Botës, vendi punësoi punëtorë nga, mes vendeve të tjera, India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka. Në 10 vitet që nga fitimi i ofertës së diskutueshme, mesatarisht 12 punëtorë nga këto pesë vende kanë vdekur në javë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Bechtel ka nevojë për furnizues për ndërtimin e digës shqiptare prej 600 milionë euro

Published

on

Bechtel dhe UK Export Finance (UKEF) po zhvillojnë një panair furnizuesish në fund të këtij muaji në një përpjekje për të gjetur furnizues në Mbretërinë e Bashkuar për projektin e hidrocentralit të Skavicës në Shqipëri.

Me taksapaguesit britanikë (nëpërmjet UKEF) që sigurojnë përfshirjen e kontraktorit amerikan Bechtel në projektin të Shqipërisë prej 600 milion euro, Bechtel-it i kërkohet t’u bëjë disa punë furnitorëve britanikë (ose të paktën furnitorëve me një zyrë të regjistruar në MB, pavarësisht nga vendbanimi aktual).

Projekti 210 MW Skavica përfshin ndërtimin e një dige rregulluese në lumin Drin në Shqipëri. Projekti po zhvillohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prodhuesi dhe furnizuesi publik i 75% të energjisë elektrike në Shqipëri.

Bechtel po kërkon të takojë kompani në Mbretërinë e Bashkuar që janë të interesuara për të mbështetur ekzekutimin e projektit dhe kanë aftësitë në fushën e inxhinierisë civile, strukturore ose mekanike dhe/ose pajisjeve të ndërtimit.

Një panair furnizuesish po mbahet më 20 dhe 21 tetor 2022 në 1 Great George Street (shtëpia e Institutit të Inxhinierëve Civilë), Londër SW1P 3AA./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Publikohen pamjet nga Ura e madhe e Kukësit, Rama e quan spektakël mbresëlënës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D.

Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending