Connect with us

Infrastrukturë

2/3 e fondit të Rindërtimit të Durrësit pas tërmetit, mbetet i pashpenzuar

Published

on

Katër vjet pas tërmetit të vitit 2019, mijëra familje mbeten të pastreha ndërsa procedurat emergjente të prokurimit, të ndërmarra nga qeveria, duket se nuk kanë ndihmuar shumë. Sipas të dhënave të buxhetit 2023, deri në tetor u shpenzuan vetëm 32% e parave të programuara për këtë vit.

Më shumë se dy të tretat e fondit të programuar për vitin 2023 për programin e Rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019 ka mbetur i pashpenzuar deri në tetor të këtij viti, duke lënë efektivisht shumë pak kohë për realizimin e shpenzimeve të programuara, bëhet e ditur nga raporti financiar mujor i Ministrisë së Financave, publikuar së fundmi. Sipas raportit, nga 17 miliardë lekë të programuara për rindërtimin për vitin 2023, deri në fund të tetorit janë shpenzuar vetëm 5.4 miliardë lekë ose 32% e programit vjetor ndërsa mbeten për t’u shpenzuar edhe 68% të tjera.

Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.3 në vitin 2019, tërmet që shkatoi 51 të vdekur dhe rreth 1 miliardë euro dëme. Qeveria shqiptare ka shpenzuar deri në tetor të këtij viti 80 miliardë lekë (rreth 800 milionë euro) ndërsa ka 11.6 miliardë lekë shpenzime të parealizura këtë vit dhe planifikon edhe 9 miliardë lekë shpenzime të tjera për vitet 2024 dhe 2025 për një total prej 100 miliardë lekësh.

Shpenzimet për programin e rindërtimit u kryen përmes procedurave të prokurimit emergjent, gjë që nënkupton, konkurrencë të ulët dhe, rrjedhimisht, çmime të larta, por kjo u arsyetua me nevojën e mbylljes sa më parë të plagëve të shkaktuara nga tërmeti. Megjithatë, nga ecuria e shpenzimeve të këtij viti, duket se emergjenca ka konsistuar te procedurat por jo te zbatimi.

Qeveria shqiptare ka ndërprerë mbulimin nga fondet e qeverisë qendrore për subvencionimin e qirave të familjeve të mbetura të pastreha nga tërmeti i vitit 2019, që nga marsi i këtij viti, zyrtarisht me qëllimin e “nxitjes së përfundimit të procesit”. Sipas Ministrisë së Financave, ndërprerja e financimit të qeverisë qendrore për qiratë është shoqëruar me një rekomandim për bashkitë që të marrin masa për të mbuluar nga fondet e veta këtë shpenzim. Së paku një bashki, Durrësi, thjesht ka ndërprerë pagesat duke lënë në mëshirë të fatit rreth 2500 familje, shtëpitë e të cilave ende presin të riparohen./Media Ndërtim

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending