Connect with us

Infrastrukturë

Zvarritja e pakuptimtë e rindërtimit të bllokut A3 të Kosovës A

Published

on

Derisa mos të ketë kapacitete numerikisht më të shumta të energjisë së rinovueshme (qoftë në bazë të erës, qoftë të energjisë solare), ose të rinovimit të tërësishëm, gjegjësisht të rindërtimit të ndonjë blloku të termocentrelave të stërvjetëruara të Kosovës A, do të ketë ende paralajmërime për gjendjet e rënda të pritshme elektroenergjetike, krizat e mospasjes mjaftueshëm rrymë dhe mungesat e furnizimit normal të këtij vendi me energji elektrike.

Kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë (të gjitha bashkarisht), dihet se nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat e konsumit, sidomos gjatë ditëve të acarta të dimrit, edhe po të punonin me parashikimet më ideale.

Rindërtimi i tërësishëm i termocentraleve Kosova A, ishte inicuar si projekt edhe nga Qeveria e sotme, qysh në ditët e para të ardhjes së saj në pushtet, si vizion për ringjallje elektroenergjetike të Kosovës. Megjithë këto vizione, në Kosovë, pra, sado që ka mungesë evidente të energjisë elektrike dhe sado që ka rezerva marramendëse të qymyrit, mundësia e përdorimit të këtij resursi si burim energjetik edhe në këtë kohë mungesash evidente të rrymës, akoma është e mjegulltë dhe e paqartë, raporton Buletini Ekonomik.

Autoritetet në të shumtën e kohës heshtin, ndonjëherë edhe lansojnë ndonjë parashikim, siç ka ndodhur në këto vite. Fillimisht, me nisjen e mandatit të Qeverisë Kurti, u tha se do të rindërtohet tërësisht Kosova A, pastaj se do të ndërtohen 2 blloqe të këtij termocentrali të stërvjetëruar, dhe së fundi zyrtarët, edhe vetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka potencuar se objektiv i rindërtimit te Kosova A do të jetë vetëm një nga njësitë prodhuese të saj.

Edhe në Strategjinë Energjetike të Kosovës 2022-2031, parashihet vetëm një njësi e A-së të rindërtohet. Në këtë mënyrë, për rikthimin e qymyrit si mundësi dhe si përvojë e që po e shqyrtojnë dhe po e bëjnë pa frikë tashmë shumë shtetete të Europës, sidomos ato të fuqishmet ekonomikisht, nuk flet kush me dëshirë në Kosovë. Madje, ekspertët e shumtë të energjetikës në KEK dhe njohësit e zhvillimeve energjetike më me ëndje heshtin fare, se sa flasin publikisht për nevojat e domosdoshme për të investuar në rindërtimin e kapaciteteve të stërvjetruara elektroenergjetike.

Me fjalë të tjera, rikthimi i mundshëm i qymyrit në Kosovë në njëfarë mënyre është bërë temë e padiskutueshme brenda institucioneve, por edhe te komuniteti elektroenergjetik i vendit. Që në fillim të Strategjisë energjetike 2022-2031, bëhet fare pak fjalë për qymyrin. Ky dokument për zhvillimet e ardhshme energjetike mbështetet kryekëput në prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke potencuar si objektiv strategjik dekarbonizimin dhe promovimin e energjisë së ripërtëritshme.

“Termocentralet Kosova A duhet ose të mbyllen fare, ose të rindërtohen. S’ka asnjë alternativë tjetër”. Kjo ishte përgjigjja e prerë e një njohësi të dëshmuar të zhvillimeve energjetike në vend dhe në botë, në interesimet e mëhershme të Buletinit Ekonomik për “fatin” e mëtejshëm të këtij kapaciteti elektroenergjetik të stërvjetruar tashmë, dhe si i tillë edhe jo pak i rrezikshëm për 700 punëtorët e angazhuar aty, por edhe më se të nevojshëm për stabilitetin e sistemit eketroenergjetik të vendit dhe për përmbushjen e mbi një të tretave të nevojave të konsumit kosovar për rrymë.

Dihet, Kosova A-tre blloqet (A3, A4 dhe A5), edhe kështu si janë, në një gjendje të mjerueshme nga vjetërsia e tyre dhe larg çdo standardi sipas ligjeve në fuqi për prodhimin e energjisë nga termocentralet, janë më se të nevojshme për KEK-un dhe mbarë Kosovën për të kompenzuar mungesat e rrymës dhe për të mos u futur në qorrsokak, që pastaj vështirë t’i dilet mbanë nga importi me çmime stratosferike të rrymës. Sepse, Kosova A akoma prodhon 35 për qind të energjisë elektrike të vendit. Dhe kjo sasi nuk është pak edhe për nga vlera financiare./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ja ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, e cila do të ekspozohet në panairin Eurosatory në Paris. Nën moton “gratë në timonin e ndryshimit” zonja Puca po ndërton të ardhmen e saj në Shqipëri, pas kthimit nga emigracioni.

“Pas 25 viteve, të ngarkuara me mall për Shqipërinë, më në fund e vendosa të kthehem. Në familje vazhdimisht dëgjoja të thuhej “do kthehemi në Shqipëri”. Nuk dija asgjë, thjesht kisha mallin për vendin tim”- nis rrëfimin për Zërin e Amerikës, Arjeta Puca, themeluese e Kompanisë “Timak”, shkruan Telegrafi.com

Arjeta është vajza nga Dibra që pas vitesh 25 vitesh vendosi të rikthehet në Shqipëri, prej nga ishte larguar me prindërit në fillim të viteve 90 në moshën 4 vjeçare, në Ankara të Turqisë. E arsimuar në degën e inxhinierisë kompjuterike, me një përvojë pune në Japoni dhe Gjermani, ajo vendosi të sjellë me vete gjithçka kish fituar krah prindërve të saj. Ata zotërojnë një kompani për prodhimin e makinerive borëpastruese si dhe të atyre për panelet diellore prej gati 20 vitesh në Ankara. Fillimi pas rikthimit 9 vjet më parë ishte i vështirë.

“ Fillimi ishte i vështirë, nuk dija mirë gjuhën, nuk kisha shoqëri, e ndjeja veten të izoluar. Përpiqesha të krijoja rrjetin e duhur të komunikimit, të mësoja sa më shumë. Ka qenë më shumë mësim dhe krijim i njohjeve të reja. Kam mësuar jashtë mase shumë. Puna ime

e parë, ka qenë shitja e automjeteve borëpastruese. Nuk ka patur shumë kërkesë dhe bëja çdo punë tjetër”- tregon Arjeta.

Por ajo nuk dorëzohet, dhe krijon Kompaninë “Timak” si një nismë për shtimin e produkteve “Made in Albania”. Gjatë fillimeve të punës që bazohej në tregëtimin e automjeteve të ndryshme, Arjeta tregon se e tërhoqi autoambulanca dhe ja doli ta prodhojë atë për herë të parë në Shqipëri.

Arjeta është e rrethuar nga 15 vajza. Ka zgjedhur të punojë me to, të ofrojë dhe të marrë prej tyre më të mirën. Ato janë duke i dhënë dorën e fundit projektit për Shotën.

“Nuk është projekti i parë kaq sfidues. Na pëlqejnë sfidat dhe gjithmonë i marrim përsipër. Nuk i themi jo asnjë oferte dhe projekti të ri”- thotë ajo.

Por i gjithë ky pasion i Arjetës ka një bazë të fortë trashëgimie që është babai i saj Shpëtim Puca. Ka dashur që Arjeta si fëmija i dytë pas një vajze të jetë djalë, – “por sot jam krenar për të”- tregon ai për Zërin e Amerikës.

“Gjithmonë kur kishte Arjeta ndonjë problem gjatë punës i thosha, çfarë të bëj unë që nuk kam baba se ti e ke babain, mos u shqetëso. Për çdo gjë e kam ndihmuar”- shprehet Shpëtim Puca, babai i Arjetës.

“Arsyeja që unë jam këtu është babai. Më ka marrë me vete në punën e tij që 9 vjeç. Jam mësuar të shoh hekura apo vajin hidraulik. Është me të vërtetë arsyeja kryesore që unë merrem me këto gjëra. Gjithmonë më ka mbështetur dhe asnjëherë nuk më ka thënë, ti nuk e bën dot këtë apo atë punë. Që fëmijë më ka dhënë çekiçin apo mjete të tjera në dorë”- tregon Arjeta.

Dhe teksa ndjek çdo detaj në momentet e fundit para se kjo makinë ushtarake për mbrojte të dalë nga shtëpia e prodhimit, ajo rrëfen synimin e saj për familjen.

“Qëllimi final është që ne të gjithë si familje të realizojmë ëndrrën tonë, për t’u kthyer në Shqipëri”- thotë ajo.

Qindra automjete kanë në thelb përkushtimin dhe punën, e 15 vajzave të kompanisë “Timak” me në krye Arjetën, së fundi edhe Shota e cila po nis rrugëtimin drejt Parisit. Tashmë ajo është për to një ëndërr e realizuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Me shume se gjysma e Gazës është shkatërruar nga lufta

Published

on

Shkatërrimi i gjerë i shtëpive dhe mungesa e përgjithshme e sigurisë ka shtyrë pothuajse të gjithë njerëzit në enklavë në zhvendosje, duke kërkuar siguri diku tjetër.

Numri në enklavën palestineze që nga 7 tetori ka qenë të paktën 37,337 të vdekur dhe 85,299 të plagosur, sipas të dhënave nga Ministria lokale e Shëndetësisë e menaxhuar nga lëvizja islamike Hamas./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Përballë deficitit prej 19 miliardë eurosh, a është i dënuar megaprojekti Rail Baltica?

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit të tre vendeve evropiane – Estonia, Letonia dhe Lituania – lëshoi ​​një raport të përbashkët auditimi dhe një deklaratë për shtyp, e cila hodhi dyshime mbi fizibilitetin financiar të hekurudhës ndërvendore të planifikuar Rail Baltica, duke thënë se kostoja e parashikuar fillimisht është rritur ‘katërfish. në shtatë vjet, dhe mund të shkaktojë një deficit nga 10 deri në 19 miliardë euro (11 deri në 20 miliardë dollarë).

Në terma të hapur, raporti tha se përfundimi i projektit në qëllimin e tij aktual nuk është një siguri, dhe ndoshta edhe e pamundur.

Projekti Rail Baltica synon të integrojë shtetet baltike në rrjetin hekurudhor evropian përgjatë një linje 870 km që shkon nga Helsinki në Finlandë dhe Talini në Estoni në veri, në Varshavë në Poloni më në jug. Një konsorcium i Eiffage, Budimex dhe Rizzani de Eccher fitoi një kontratë gati 4 miliardë euro në maj për një seksion linjë 230 km.

Brenda kufijve të tyre, si pjesë e planit fillestar, Estonia do të shihte 213 km ndërtim hekurudhor, Letonia 265 km dhe Lituania 392 km.

Duke iu përgjigjur raportit, Rail Baltica tha se projekti kishte “evoluar ndjeshëm” që nga analiza e kostos-përfitimit të vitit 2017 si rezultat i inflacionit prej 40% në shtetet baltike midis 2017 dhe 2022, zgjerimi i fushëveprimit dhe të dhëna më të sakta.

Ai pretendoi se përfitimet ekonomike të projektit do të tejkalonin kostot, në një total prej 48 miliardë eurosh për shtetet baltike dhe se po kërkon “burime të ndryshme financiare” duke përfshirë investime private dhe kredi, në varësi të buxhetit të ardhshëm të BE-së.

Duke zbërthyer rritjen e kostos, ai ia atribuoi 31% të rritjes parashikimeve më të larta të kostos për shkak të rritjes së projektit midis 2017 dhe 2023, i cili përfshinte lidhje shtesë rajonale të lëvizshmërisë, ndryshime në standardet teknike dhe përmirësime në siguri dhe performancë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending