Connect with us

Infrastrukturë

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të krijojnë një përkufizim për ndërtesat me emetim zero

Published

on

Në një përpjekje për të gjetur strategji efektive për të zbutur efektet negative të ndryshimeve klimatike, administrata Biden-Harris ka lëshuar një draft të një nisme të re legjislative që përpiqet të vendosë një Përkufizim Kombëtar për ndërtesat me emetim zero.

I mbikëqyrur nga Departamenti Amerikan i Energjisë (DOE), drafti propozon një bazë të standardizuar dhe të verifikueshme për përcaktimin e kushteve minimale të përbashkëta për ndërtesa të tilla, si dhe shtigje për verifikime transparente nga subjektet publike dhe private. DOE tani ka nisur një ‘kërkesë për informacion’ duke kërkuar reagime nga industria, akademia, laboratorët kërkimorë dhe palët e tjera të interesuara përpara se të finalizojë dokumentin.

Qëllimi i kësaj përpjekjeje është të krijojë një përkufizim që do të zbatohet si për ndërtimet e reja ashtu edhe për ndërtesat ekzistuese, duke u përpjekur të reduktojë emetimet e karbonit në të gjithë sektorët e industrisë. Drafti i publikuar së fundmi përmban Pjesën 1 të projektit.

Ai përcaktoi kriteret për Emetimet Operative, që do të thotë emetimet e karbonit të lidhura me energjinë e përdorur gjatë kohës që ndërtesa është në përdorim, duke përfshirë ngrohjen, ujin e nxehtë, ftohjen, ventilimet, sistemet e ndriçimit dhe pajisjet e tjera.

Sipas dokumentit, ndërtesat me funksionim zero do të duhet të jenë “shumë efikase energjetike, pa emetime në vend nga përdorimi i energjisë dhe të fuqizuara vetëm nga energjia e pastër”.

Përkufizimi gjithashtu nuk synohet për ndërtesat në pronësi federale, të cilat bien nën një grup të ndryshëm kriteresh që lidhen me përdorimin e energjisë. Një ‘Kërkesë për Informacion’ për Pjesën 2 të Përkufizimit Kombëtar pritet të publikohet së shpejti./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending