Connect with us

Infrastrukturë

Çfarë po ndodh për hapjen e spitalit “Sheikha Fatima” në QKUK?

Published

on

Ndonëse e pajisur me aparatura e infrastrukturën e nevojshme, një hapësirë e Spitalit të Fëmijëve “Sheikha Fatima” në QKUK nuk është shfrytëzuar kurrë.

Ky spital 22 milionësh, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe ka thuajse dy vjet që ka nisur punën, e është inauguruar 2 vjet e katër muaj më parë.

Arsyeja kryesore, sipas Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Ardian Shefkiu, është mungesa e stafit.

E destinuar për të qenë qendër që trajton traumat e fëmijëve, Shefkiu thotë se do të ndikonte në shkarkim të Emergjencës kryesore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për mbingarkesën e së cilës flitet në vazhdimësi.

QKUK është ende në fazën e planifikimit, duke analizuar nevojat për staf.

“T’i shohim nevojat sa janë për staf edhe specialitete të veçanta sepse realisht nuk është e lehtë të bëhet një specialist, ju e dini shumica e specializimeve në kirurgji, në emergjencë janë nga 4 deri në 6 vite”- thotë Shefkiu.

Shefkiu thotë se nuk mund të thotë një kohë të caktuar se kur pritet nisja e punës në këtë njësi.

“S’mund t’ju them për kohë, por sa më shpejt që i definojmë idetë për realizimin dhe fillojmë t’i funksionalizojmë projektet, se duhet kohë për edukimin e stafit, se kjo si qendër po e shihni, sot sikur t’i kishim stafin e përgatitur, specialistët e duhur, kjo mund të hapet sot. Sa i përket kushteve edhe ambientit i cili tashmë prej dy vitesh veç është hap”- u shpreh ai.

Kohëve të fundit, sipas tij, takimet me drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar (ShSKUK), i cili mbikëqyr edhe QKUK-në edhe spitalet, janë shpeshtuar.

Ai tregoi se u është ofruar bashkëpunim e ndihmë edhe nga profesorë të jashtëm, instruksionet e të cilëve thotë se janë shumë të nevojshme për hapjen e kësaj njësie.

Bordi i SHSKUK-së, që është organi më i lartë drejtues i këtij institucioni ka vizituar këtë spital më 20.01.2024 dhe u informua nga afër për gjendjen.

Kësaj vizite i kishte paraprirë mbledhja me Drejtorin e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe me Drejtoreshën e Pediatrisë, Violeta Uka. Nga kjo mbledhje Bordi ka nxjerrë konkluzion për formimin e një grupi punues lidhur me këtë çështje.

“Të formohet një grup punues, ku përbërja e anëtarëve të jetë nga Kolegjiumi i Klinikës së Pediatrisë së bashku me një ekip nga profesionistët e SHSKUK-së me qëllim që të bëjnë vlerësimin dhe t’i ofrojnë rekomandime Bordit për hapjen e shërbimeve të reja në këtë klinikë, pajisjet mjekësore, rekrutimin racional të stafit, barnave, etj”- është konkluzioni i nxjerrë, sipas përgjigjes së Sekretarit të Bordit, Fahredin Majkovci për Kallxo.com

Deri në funksionalizimin e qendrës për traumë, për çka janë destinuar këto pajisje, udhëheqësi i Kirurgjisë së Fëmijëve thotë se mendojnë që kjo hapësirë të shfrytëzohet për shërbime që veçse mund t’i ofrojnë.

“Është ideja që në të ardhmen ta shfrytëzojmë, në bashkëpunim me pediatrinë, ta bëjmë si qendër të observimit të pacientëve, të cilët kanë nevojë për një trajtim të shkurtër, disa orësh, ku duhet të marrin terapi ose të observohen që nëse kanë nevojë të operohen, të vazhdojnë në klinikë”- tha Shefkiu.

Ai shpreson që këtë vit të ketë hapa më konkret, që të paktën aty të ofrohen një shërbim me stafin e kuadron ekzistuese.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet se pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga hapja e këtij spitali dhe kjo njësi nuk është funksionalizuar dhe se çfarë ka ndërmarrë për ta bërë këtë. Por, ka treguar se çfarë duhet bërë në të ardhmen.

“Në funksion të zbatimit, në përputhje me projektin ideor i krijuar për ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë, duhet të sigurohen kapacitetet qoftë ato në burime njerëzore, qofshin ato në formë të trajnimeve, edukimit të vazhdueshëm profesional, zhvillimit të vazhdueshëm mjekësor ose edhe specializimeve”- thuhet në përgjigjen e MSH-së./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending