Aktuale
Publikohet raporti “Shqyrtimi i korrupsionit në Prokurim Publik”
Published
10 months agoon
Iniciativa për Progres (INPO), nëpërmjet tryezës së diskutimit ka publikuar raportin “Shqyrtimi i Korrupsionit në Prokurim Publik” në të cilin raport janë shpalosur të gjeturat nga monitorimi i punës së OShP-së për periudhën Janar – Shtator 2023.
Tryeza u zhvillua me pjesëmarrjen e panelistëve të përbërë nga znj. Albulena Nrecaj Drejtore Ekzekutive në INPO, z. Isa Hasani, antarë i Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) si dhe z. Armend Muja, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin gjithashtu përfaqësues nga Ambasada Britaneze, USAID, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media.
Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte nxitja e debatit konstruktiv përmes gjetjeve të raportit i cili trajton punën e Bordit të OShP-së, gjegjësisht paneleve shqyrtuese në zgjedhjen e lëndëve të ankesave gjatë periudhës janar – shtator 2023.
Drejtorja Ekzekutive e INPO-s, znj. Albulena Nrecaj në fjalën e saj ka bërë një përmbledhje sa i përket qëllimit të këtij raporti, ku ajo ka thënë se “INPO gjatë monitorimit të prokurimit është ballafaquar shumë herë me pamundësi për të monitoruar aktivitetet e prokurimit duke e pasur parasysh se ato ishin të bllokuara në OShP dhe kjo ka qenë njëra nga arsyet dhe shqetësimet që INPO ka ngritur dhe ka diskutuar se ku po qëndron problemi dhe pse ka kaq shumë vonesa”.
Tutje ajo ka thënë se “gjatë monitorimit INPO ka vërejtur që OShP gjatë vitit 2023 ka ndryshuar rregullat e ‘lojës’ në kuptimin që ka ndryshuar rregullat e punës ku ka bërë ndryshime në rregullat e paneleve shyrtuese. Në të kaluarën saktësisht me rregulloren e vitit 2020 të punës, panelet shqyrtuese individuale trajtonin vetëm lëndët e ankesave deri në vlerën 30.000 euro ndërsa nga muaji gusht deri më tani kjo vlerë është rritur 900% ku në panele individuale ishte vendosur që lëndët e ankesave deri në vlerën 300.000 euro të trajtoheshin.” Në këtë kuptim ajo tha se “kjo ka qenë faktori kryesor për të trajtuar këtë temë sepse kemi vërejtur që ka mungesë të transparencës, mos përfshirja e palëve të interesit dhe publikut gjatë ndryshimit të këtyre politikave.”
Znj. Nrecaj tha se analiza ndahet në dy pjesë ku janë analizuar të dhënat e shqyrtimit në OShP para ndryshimit të rregullores dhe pas ndryshimit të rregullores në mënyrë që të japim një pasqyrë të efikasitetit të ndryshimeve të rregullores në punën e OShp-së.
Raporti është prezantuar nga monitoruesi z. Arbër Kabashi, i cili ka ofruar të dhëna të detajuara si dhe të dhëna statistikore rreth trajtimit të ankesave të deponuara deri më 30 shtator 2023. Po ashtu prezantimi ka përfshirë edhe vlerësimin e efikasitetit të Bordit të OShP-së pas ndryshimit të rregullave për caktimin e paneleve shqyrtuese duke bërë krahasimin e numrit të zgjidhjes së ankesave para dhe pas ndryshimit të rregullores së punës së OShP-së. Gjithashtu, është shpalosur edhe kohëzgjatja e shqyrtimit të ankesave dhe vendimeve më të vonuara apo vjetëruara nga ky organ.
- Kabashi shtoi tutje se “Raporti ka vërë në pah se OShP është përballur me probleme të mos funksinonimit të plotë të Bordit dhe se ndryshimet e rregullave nuk ka rezultuar me rritje të efikasitetit të punës së paneleve shqyrtuese por ka shkatuar regres në proces sepse sipas analizës ndryshimet e rregullorës janë bërë në kundërshtim me LPP-në. Raporti parasheh në mori të rekomandimeve për institucionet e vendit si Qeveria dhe Kuvendi për të implementuar obligimet dhe kompetencat e tyre kuhstetuese dhe ligjore në përmirësimin e këtyre problematikave që janë dukuri negative për shoqërinë. INPO me këtë rast ka nënvizuar nevojën e sigurimit që shyrtimi i ankesave të kryhet brenda afateve ligjore”.
- Isa Hasani, anëtar i Bordit të OShP-së, në fjalimin e tij si panelist tha se “ndryshimi i rregullores ka ndodhur për shkak të mungesës së anëtarëve të bordit”. Ai ka folur rreth rolit dhe funksioneve që ka OShP-ja duke thënë se “gjetjet e INPO-s janë reale dhe janë mbledhur përmes të dhënave të databazave”. Ai vlerësoi se “afati prej 34 ditësh është sipas ligjit, por megjithatë ligji saktësisht neni 117 e parasheh edhe një afat tjetër deri në 20 ditësh duke e pasur parasysh gjendjen që është duke u përballur ky institucion në mungesë të anëtarëve të Bordit prej 2 anëtarëve dhe mungesa e zyrtarëve ligjorë. Fakti që OShP-ja ka nevojë për mbështetje nga ekspertët të brendshëm e jo të jashtëm. z.Hasani ka thënë se OShP ka të drejtë të nxjerrë vendime duke thënë se nuk ka informatë lidhur me atë se pse janë bërë ndryshimet në vlerë prej 300.000 euro duke shtuar që kjo është rezultat i mungesës së anëtarëve të bordit”.
Ndërsa, Kryetari i Komisinonit Parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere, z. Armend Muja ka folur rreth shqetësimeve të komisionit për zvarritjen në zgjidhjen e ankesave, duke shtuar se “këtë vit do të indentifikohen indikatorët e përformancës së OShP-së duke thënë se Kuvendi nuk ka pasur informatë që Rregullorja e Punës së OShP-së është modifikuar, meqë ndryshimi i kesaj rregullore nuk ka qenë i përfshirë as në Planin e Punës së tij dhe kjo çeshtje do trajtohet me kujdes”. Ai tha se “nga ekspertët qoft të brenshëm apo të jashtëm kuvendi është duke pritur me shumë rezultat”.
Diskutimet dhe rekomandimet e të gjithë pjesëmarrësve përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ishin për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion si dhe përmirësimit të politikave institucionale.
Raportin mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Java Kundër Korrupsionit organizohet nga Koalicioni i organizatave jo-qeveritare i përbërë nga INPO, IKD dhe Lëvizja FOL. Me mbështetje nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ndërmjet Byrosë Ndërkombëtare për Çeshtje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
3 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
3 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi