Connect with us

Trashëgimia

Plani i Menaxhimit për fshatin Zym synon të përcaktojë mënyrat e konservimit

Published

on

Është mbajtur takimi i parë i grupit të mandatuar punues për Studimin e Fizibilitetit dhe Plani e Menaxhimit të fshatit Zym i Hasit në Prizren.

Plani i Menaxhimit për fshatin Zym synon të përcaktojë mënyrat e konservimit, mbrojtjes, zhvillimit dhe promovimit të fshatit të mbrojtur me ligj dhe të përcaktuar si një zonë e trashëgimisë dhe vlerës natyrore, me qëllim që të trashëgohet brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Qëllimi kryesor është të analizojë dhe kuptojë, përmes përfshirjes së aktorëve dhe palëve të ndryshme interesore, forcën e ndryshimeve dhe ndryshimet që ndodhin në aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike, si një mënyrë për të mundësuar mbrojtjen, përmirësimin dhe zhvillimin e koordinuar dhe të përbashkët; për të identifikuar qëllimet e shkurtër, të mesme dhe të afërta në mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës, si dhe strategjitë dhe veprimet “inovative” për arritjen e tyre.

Ky proces do të udhëhiqet nga përfaqësues të institucioneve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bashkisë së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të fshatit Zym, programit të UN-Habitat në Kosovë dhe institucioneve të tjera.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i implementuar nga UN-Habitat në Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon të integrojë trashëgiminë kulturore në planifikimin hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending