Connect with us

Ambienti

Transporti dhe ndikimi i tij në mjedis

Published

on

Nevojat e njeriut për të lëvizur dhe zgjerimi i tyre në mbarë botën ka ndikuar në zhvillimin e transportit dhe modernizimin e tij ndër vite.

Zhvillimi ekonomik dhe nivelet më të larta të të ardhurave kanë bërë që transporti të jetë një sektor i fuqishëm, e me fuqizimin e tij janë rritur edhe ndikimet në mjedis.

Pjesa më e madhe e ndotjes së mjedisit shkaktohet nga transporti rrugor.

Atmosfera kërcënohet nga djegia e karburantit nga automjetet rrugore, duke kontribuar kështu në ngrohjen globale të Tokës.

Përveç tjerash transporti rrugor gjithashtu sjell edhe efekte të jashtme si ndotja akustike, dridhjet, bllokimet dhe aksidentet e trafikut.

Në disa vende – shpesh vende më të pasura me popullsi që udhëtojnë shpesh – transporti mund të jetë një nga indikatorët më të mëdhenj të gjurmës së karbonit të një individi.

Në përgjithësi, mënyrat më efikase për të udhëtuar janë ecja, biçikleta, autobusët (urban e ndërurban) dhe treni./Media Ndërtimi.

Artikull nga organizata Ec Ma Ndryshe./Media Ndërtimi.

Ambienti

“Afera e Hidrocentraleve”, eksperti financiar thotë se hidrocentralet nuk kanë mundur të privatizohen pasi që s’ka pasur bazë ligjore

Published

on

Eksperti financiar, Agim Sheqiri tha se 4 hidrocentralet që janë objekt i akuzës nuk kanë mundur të privatizohen pasi që nuk ka pasur bazë ligjore.

Këtë deklarim Sheqiri e dha të mërkurën në rastin ku po akuzohen katër ish-ministrat e Qeverisë ‘Thaçi 2’, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe të akuzuarit Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I pyetur nga i akuzuari Gjuka se a është i saktë pretendimi tij me të cilin ka thënë se këto hidrocentrale është dashur të mbesin si asete të KEK-ut, eksperti Sheqiri tha se rregullat kanë treguar se ato nuk mund të privatizohen.

“Nuk e di a është dashur apo nuk është dashur, por rregullat kanë treguar se ato nuk mund të privatizohen”, tha ai.

Pas kësaj, i akuzuari Gjuka e pyeti se për cilat rregulla e ka fjalën, për çka Sheqiri tha se është baza ligjore dhe rregullativat ligjore.

Eksperti Sheqiri gjatë deklarimit të tij të sotëm ka sqaruar se ka qenë rregull e përgjithshme që hidrocentralet që prodhojnë më pak se 5 MW (mega-volt), nuk kanë nevojë të kenë licencë apo të i nënshtrohen licencimit, ndërsa ato që prodhojnë mbi këtë limit duhet të kenë licencë.

I pyetur nga prokurori Atdhe Dema se 4 hidrocentralet që janë objekt i akuzës pas privatizimit a kanë pasur licencë, Sheqiri tha se nuk ka dijeni por sipas rregullave është dashur të kenë.

Tutje, gjatë rimarrjes në pyetje nga prokurori Dema, Sheqiri është pyetur për çështjen e konsensionimit pasi që këto 4 hidrocentrale kanë qenë në konsensionim në bazë të kontratave, a ka hasur në ndonjë përshkrim se kujt do ti kthehen hidrocentralet pas skadimit të periudhës kohore të konsensionimit.

E lidhur më këtë, eksperti Sheqiri tha se është kërkuar që të informohen investitorët përmes dokumenteve të shkresave që hidrocentralet do të mbeten pronë e KEK-ut pas kalimit të periudhës së konsensionimit, e sipas tij kjo është në dokumentet të cilat i ka konsultuar.

Në fund, Sheqiri tha se Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji (KKDFE), asnjëherë nuk ka pasur licencë dhe nuk ka aplikuar për licencim.

I pyetur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, se a qëndron pranë ekspertizës dhe të thënave të tij në këtë shqyrtim gjyqësorë, eksperti Sheqiri tha se qëndron në tërësi pranë të gjithave.

Seancat e radhës për këtë çështje pritet të mbahet më 10, 19 dhe 20 tetor 2022./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Kosovës i kërkohet ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës

Published

on

 

Në një tryezë që u mbajt sot në Prishtinë, nga Koalicioni 27- grup i organizatave të shoqërisë civile u rekomandua që të merren vendime për uljen e emetimeve të gazrave serë, përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, kufizimin ose ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike, mbrojtjen rigoroze të akumulacioneve që shfrytëzohen për ujë të pijshëm, si dhe për menaxhimin e ndryshimeve klimatike.

Rekomandimet u bënë gjatë publikimit të raportit “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”, që paraqet gjendjen e mjedisit në Kosovë në raport me kërkesat e Bashkimit Evropian në kapitullin 27  “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.

Raporti, që u tha se është i pari i llojit të tillë i përgatitur në Kosovë, mbulon pesë tematika kryesore: ndotjen e ujit, ndotjen e ajrit, mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e pyjeve dhe ndryshimet klimatike. Gjetjet e këtij raporti tregojnë se mbrojta e mjedisit nuk ka qenë prioritet i asnjërës prej Qeverive dhe se ka shumë sfida dhe ngecje serioze në secilën fushë.

“Meqenëse Kosova aspiron anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe është nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Marrëveshjes së Gjelbër, ajo do të duhej të merrte përsipër edhe obligimet që dalin nga këto marrëveshje. Këto kritere kanë të bëjnë kryesisht me reforma dhe përafrim të legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian dhe ndërmarrjen e masave për të ngritur kapacitet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit”, tha gjatë publikimit të raportit Krenare Salihu nga Koalicioni 27.

Në kapitullin për ndotjen e ujit, theksohet se ka mungesë të mbrojtjes adekuate të liqeneve artificiale, lumenjtë e Kosovës janë në një gjendje të mjerueshme për shkak të ndotjes që shkaktohet kryesisht nga derdhja e ujërave të zeza dhe mungesa e impianteve të trajtimit, si dhe mbeturinat industriale dhe ato të ngurta.

Në kapitullin për ndotjen e ajrit konstatohet se Kosova vuan nga ndotja enorme e ajrit, posaçërisht gjatë dimrit, duke paraqitur edhe problem shëndetësor për qytetarët.

Në kapitullin për mbrojtjen e natyrës, thuhet se Kosova ka biodiversitet mjaft të pasur, me një llojllojshmëri të mirë të florës dhe faunës.

Edhe pse ligjërisht ka të shpallur një sipërfaqe të madhe të zonave të mbrojtura (11. 53% e territorit të saj), mbrojtja e tyre dhe e pasurisë llojore të organizmave të gjallë që jetojnë aty, mbetet ende sfiduese.

Në kapitullin për pylltari theksohet se ndonëse sipas ligjit, pyjet konsiderohen si pasuri kombëtare me rol të rëndësishëm jetësor, në praktikë ato nuk po konsiderohen të tilla, ku si rezultat kemi dëmtime enorme.

Në kapitullin për ndryshimet klimatike konstatohet se rruga për të arritur caqet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për uljen e emetimit të gazrave serë, duket shumë sfiduese për një shtet të cilit i mungojnë kapacitetet institucionale, strategjia për energjinë dhe ligji për ndryshimet klimatike.

“Mungesa e kapaciteteve institucionale dhe mosmiratimi i këtyre dy dokumenteve strategjike, e lë Kosovën në situatë të mjegullt, ngase ende nuk është e qartë nëse Kosova do të jetë e gatshme që përfundimisht të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit, apo në një skenar tjetër, cilat do të ishin alternativat për të diversifikuar burimet e saj të energjisë”, thuhet ndër të tjera në raport./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Ambienti

Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e integruar të mbeturinave

Published

on

Komuna e Mitrovicës së bashku me dy komunat tjera të regjionit ajo e Vushtrrisë dhe Skenderajt sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndër- komunal për inicimin e menaxhimit të integruar të mbeturinave.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi dhe kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga GIZ-i, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, znj. Vesa Broja, kryesuesja e Kuvendit të Vushtrrisë, znj. Melihate Basholli dhe kryesuesja e Kuvendit të Skenderajt, znj. Fatbardha Haliti, drejtorë të Drejtorive Komunale për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe zyrtarë tjerë komunal.

Qëllimi kryesor i memorandumit të mirëkuptimit është krijimi i kushteve bazë për komunat drejt themelimit të sistemit regjional për menaxhimin e integruar të mbeturinave përmes bashkëpunimit ndër- komunal.

Gjithashtu vlen të potencohet se Draft- Memorandumi është përgatitur dhe mbështetur nga GIZ-i gjerman, të cilët në vazhdimësi ofrojnë përkrahjen e tyre ndaj komunave në përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending