Connect with us

Trashëgimia

Gjashtë monumente në Prizren po i nënshtrohen ndërhyrjeve emergjente

Published

on

Gjashtë monumente të trashëgimisë kulturore në Prizren po i nënshtrohen ndërhyrjeve emergjente, pasi që ishin të rrezikuara të shemben.

Kulla e Pjetër Prenkpalajt, ndertesa e Konsullatës Austro-Hungareze, Kinemaja e vjetër, Hani dhe Nallbani i familjes Kovaçi, Hani i familjes Zajmi janë këto asetet në të cilat po kryhen punimet restauruese.

“Janë gjashtë monumente në qytet dhe një në Zym që po i nënshtrohen ndërhyrjeve emergjente. Në plan të restaurimeve janë edhe dy shtëpi në rrugën Marin Barleti, paralelisht me projektin e revitalizimit të kësaj rruge. Sivjet nis edhe revitalizimi i Kino Lumbardhit.

Gjatë muajit prill nisin punimet restauruese edhe në pesë shtëpi të vjetra brenda Qendrës Historike të Prizrenit, bashkë me restaurimin e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës.

“Gjatë vitit do të realizohen edhe projekte të tjera, përfshi Qendrën Hebraike, Muzeun e Nënës Terezë, gërmimet dhe obori i Kishës Katolike, Hidroelektrana. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.”, ka deklaruar ministri Çeku./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

20 studentë për një javë restauruan orenditë në Shtëpinë e Hivzi Sulejmanit në Prishtinë

Published

on

Ka përfunduar punëtoria HeritageLab “Restore & Reuse old furniture” në Shtëpinë Hivzi Sulejmani në Prishtinë me qëllim të restaurimit të mobiljeve të vjetra dhe ripërdorimit të tyre për Rezidencën e re të artistëve.

Përgjatë 10 ditëve, 20 studentë pjesëmarrës kanë bërë restaurimin dhe riciklimin e mobilarit, i cili pastaj është vënë në përdorim në hapësira të ndryshme brenda shtëpisë.

Ata gjithashtu kanë bërë trajtimin e dyerve, dyshemesë dhe shkallëve të shtëpisë së shkrimtarit i cili kujtohet si një autor që e ndihmoi letërsinë e hershme kosovare të dalë nga fokusi rajonal dhe provincializimi.

Përveç trajtimit të mobilarit, një grup studentësh kanë bërë identifikimin, selektimin dhe ekspozimin e dokumenteve personale të Hivzi Sulejmanit të gjetura në dhomën e tij të punës. Të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan pas përfundimit të kampit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Prizreni po bëhet gati për UNESCO, 1.2 milionë euro investime në trashëgimi kulturore  

Published

on

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku deklaroi se Prizreni është në fokus të programit për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore si mjet për promovim të vlerave të përbashkëta dhe prosperitetit ekonomik.

Mbi 1,2 milionë Euro është vlera e buxhetit që është duke u investuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kurse rreth 490 mijë Euro të tjera përfshihen në buxhetin e projekteve që do të nisin të zbatohen gjatë këtij viti.

Aktalisht janë duke u zhvilluar ndërhyrje emergjente në gjashtë asete, ndërsa në kuadër të projektit të Revitalizimit të rrugës Marin Barleti po realizohen punime restauruese në dy shtëpi. Gjithashtu po restaurohen gjashtë shtëpi tradicionale në Qendrën Historike të Prizrenit, përfshi kompleksin e banimit të familjes Dorambari, shtëpinë e familjes Bardhi, shtëpinë e familjes Sokoli, shtëpinë e familjes Kabashi, si dhe është në përfundim restaurimi i kinemasë së vjetër të qytetit.

Gjatë kësaj jave kanë nisur ndërhyrjet restauruese edhe në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës, projekt ky i cili ka qenë në pritje për shumë vite.

Muzetë po i funksionalizojmë. Në kuadër të programit të muzeve, rregullimi i enterierit dhe ekspozitës në Muzeun Arkeologjik ka përfunduar, ndërsa në proces të hartimit është koncepti i ekspozitës për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Projektet muzeale në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Kulturës përfshijnë edhe Muzeun e Nënë Terezës dhe Muzeun e Filigranit.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është ai i Qendrës Kulturore Hebraike. Punimet pritet të fillojnë muajve në vijim, ndërsa po punojmë edhe në zbatimin e planeve të meaxhimit të Kalasë së Prizrenit dhe të Qendrës Historike të Prizrenit.

Së fundmi ka filluar hartimi i projektit të interpretimit dhe prezantimit të lokalitetit arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe këtë vit ky plan do të zbatohet duke e shëndrruar këtë lokalitet në një prej pikave referuese për vizitorët e qytetit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Prezantohet programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë

Published

on

Në Ditën ndërkombëtare të Muzeve, Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u prezantua Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë.

Në këtë ngjarje morrën pjesë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës Ajet Leci, kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të fushës së trashëgimisë kulturore.

Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të muzeve dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët për ruajtjen, interpretimin dhe promovimin e veprimtarisë krijuese nga e kalura si dhe edukimin e gjeneratave të reja për rolin e tyre.

Në kuadër të tij gjatë viteve 2022-2023 janë paraparë hapa konkret që do të kontribuojnë në krijimin e një baze legjislative, programore dhe kapitale për zhvillimin e muzeve në territorin e Republikës së Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending