Connect with us

Ndërtim

14 milionë euro kostoja e ndërtimit të objektit të ri për Fakultetin e Shkencave Natyrore

Published

on

Ditë më parë kanë nisur punët e para për ndërtimin e Fakultetit të ri të Matematikës dhe Shkencave Matematike Natyrore (FSHMN) si dhe atij Ekonomik afër kampusit të Fakultetit Teknik.

Më 4 janar 2023, rektori i Universitet të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës,  Përparim Rama, kanë nënshkruar kontratën, me anë të së cilës Komuna e Prishtinës i ka dhënë në shfrytëzim UP-së pronën komunale për 99 vite, me qëllim të ndërtimit të objektit.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ për Kallxo.com ka bërë të ditur se projekti në vlerë rreth 14 milionë euro financohet nga BE-ja  dhe Universiteti i Prishtinës.

“Projekti i ndërtimit të objektit të FSHMN-së, financohet përmes EU IPA programi 2020 “EU4 Education and Employment”, bashkëfinancuar nga EU (8,9 mil EUR) dhe Universiteti i Prishtinës (5 mil EUR). Implementimi bëhet përmes metodës së menaxhimit indirekt, nëpërmjet United Nations Office for Project Services (UNOPS)”- thuhet nga Rektorati i UP-së.

Në këtë pronë, paraprakisht ka qenë në plan të ndërtohej salla e operës, por projekti nuk u realizua asnjëherë.Bazuar në dokumentacionin ndërtimor, sipërfaqja e tërësishme për ndërtim të këtij objekti është 13,395 metra katrorë, mbi tokë janë 12,012 metra katrorë dhe nën tokë 1,483 metra katrorë.

Në pëlqimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës theksohet se lokacioni për ndërtim të këtij objekti është sipas ‘Planit Zhvillimor Urban’ është me destinim ‘Hapësirë publike’ .

Derisa, hartimin e projektit, pjesës konstruktive, instalimeve elektrike, makinerike e ka hartuar “Urban Plus” Sh.p.k, përfaqësuar nga Ilir Gjinolli dhe ekipi: Arbër Muçaj, Muhedin Morina, Gani Latifi dhe Agon Pajaziti.Aktualisht departamentet e FSHMN-së operojnë në objetin tek objekti afër parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Vazhdimisht ka pasur ankesa nga studentët për mungesë të sallave, laboratoreve, pajisjeve. Derisa, Fakulteti Ekonomik ndan një objekt me atë Juridik.

Diskutimet publike për ndërtime në këtë zonë, kanë filluar nga viti 2019  kurse plani për zgjerim të kampusit universitar në këtë zonë, daton nga vitet 70-ta. Plani aktual ka ndryshime, duke lënë më shumë hapësirë gjelbëruese.

Në vitin 2021 kur Asmableja Komunale e Prishtinës miratoi planin rregullues për këtë zonë pati reagime edhe nga aktivistë të ndryshëm që jo e gjithë hapësira gjelbëruese në këtë zonë të përdorej për ndërtim.

Kampusi i Teknikut ka filluar të zhvillohet në vitin 1975, kur është hartuar plani i kompleksit të Fakultetit Teknik nga arkitekti slloven Edvard Ravnikar, i cili e ka hartuar edhe projektin e ndërtesës së ish fakultetit Teknik dhe Laboratorëve.

Në vitin 1988, Fakulteti Teknik i cili përbëhej nga 4 njësi organizative u nda në tre fakultete – Fakulteti i Elektroteknikës, Makinerisë dhe Fakultet i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Me gjithë këtë ndarje, hapësira e ndërtuar në vitin 1982 ende shfrytëzohet bashkërisht nga tri fakultete, përfshi edhe laboratorët./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Kodet e ndërtimit po e pengojnë përdorimin e printimit 3D për ndërtimet jorezidenciale

Published

on

Pse printimi 3D është ende i sheshtë në ndërtimet komerciale?

Sipas një ekzekutivi të Buro Happold, kodet e ndërtimit – jo aftësitë apo dizajni – po e pengojnë teknologjinë.

E shpallur si një mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e pastër për të ndërtuar, teknologjia e printimit 3D ende nuk është përshkallëzuar në një mënyrë kuptimplote për ndërtimet jorezidenciale.

Ndërkohë që qeveria amerikane ka dhënë para nga granti për të hulumtuar aftësitë e printimit 3D në hapësirë, dhe disa projekte të provës së konceptit nga urat në kazermat e ushtrisë kanë grumbulluar tituj, përdorimi i aplikuar i printimit 3D në ndërtimet komerciale mbetet i sapolindur.

Patti Harburg-Petrich, drejtoreshë në zyrën e Los Anxhelosit të firmës inxhinierike Buro Happold me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se fajtori i vërtetë ka të ngjarë të jetë ai që të gjitha risitë e reja të ndërtesave janë të detyruara të lundrojnë: vetë kodi i ndërtimit.

Këtu, Harburg-Petrich flet me Construction Dive për atë që e pengon printimin 3D dhe ku mund të gjejë adoptim më të gjerë në ndërtimet jashtë vendit dhe sektorin jorezidencial./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Ferizaj do të bëhet me Spital Rajonal e QKMF të re

Published

on

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në vizitë, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryetari i Ferizajt deklaroi pas takimit se gjendja në sistemin e shëndetësisë në Ferizaj është me kapacitete të kufizuara, si me spitale ashtu edhe me resurse humane.

Megjithatë,  sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është se do të përfundojë ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe i QKMF-së së re.

E  ministri Arben Vitia deklaroi se punimet do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të zgjidhet ky problem.

“Sa më shpejt që është e mundur do të fillojnë punimet, apo do të vazhdojnë në fakt punimet në ndërtesën aktuale” tha Vitia.

Pas vizitës në komunë, ministri Vitia ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Kundërshtohet ndërtimi i stacionit të policisë kufitare në Veri

Published

on

Lista Serbe i ka dërguar një letër proteste vendeve të QUINT-it, BE-së e KFOR-it, pas vendimit të Qeverisë e cila i shpalli me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në komunën e Leposaviqit, më saktësisht në zonat kadastrale Dren dhe Leshak.

Subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë po konsideron se tokat “po rrëmbehen me shpronësim të paligjshëm nga Kurti”.

Për ta shpronësimi po bëhet pa bazë ligjore dhe këto “lëvizje të njëanshme kuptohen si dhunë institucionale dhe kidnapim i tokës serbe”.

“Në të njëjtën kohë në letër, u bëhet thirrje të gjithëve që urgjentisht të ndalojnë këto veprime të paligjshme dhe të parandalojnë rrezikimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë ligjore dhe fizike të popullit tonë nga regjimi i Albin Kurtit”, kanë njoftuar Lista Serbe përmes një komunikate./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending