Connect with us

Infrastrukturë

1,000 pajisje ‘MadeInKosova’ do të vendosen për matjen e zhurmës së shkaktuar nga kafeteritë e Prishtinës

Published

on

Komuna e Prishtinës do të nisë vendosjen e pajisjeve për matje të zhurmës e kafeterive/bareve nga janari i vitit 2023.Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

Ajo ka treguar që gjatë kësaj kohe janë finalizuar punët për Rregulloren e gastronomisë që trajton zhurmën dhe orarin.

“Finalizuam punëtorinë e fundit për propozim rregulloren e gastronomisë që e trajton zhurmën dhe orarin. Do t’i vendosim 1,000 pajisje MadeInKosova për matjen e zhurmës së shkaktuar nga kafeteritë/baret në Kryeqytet nga janari 2023” – ka shkruar Sahatçiu.

Sipas saj, brenda pak ditësh do të fillojnë edhe me diskutime publike për këtë rregullore./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Fillon zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat që eksportohen dhe importohen nga Kosova

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bashkë me ministren e Financave nga Republika e Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, dhe Koordinatorin Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, z. Gentian Salaj, ishin në përurimin e kësaj ngjarje.

Ministri Murati tha se dogana e Kosovës që nga viti 2019 ka qenë prezente në Portin e Durrësit por ka bërë vetëm regjistrimin për hyrjen e mallrave që kanë pasur për destinacion Kosovën pa pasur ndonjë ndikim të theksuar në kursimin e kohës apo kostos. Ai tha se me përkushtimin, vendosmërinë dhe punën e vazhdueshme të të dyja ekipeve tash, është arritur që fillimisht nga data 1 shtator të pilotohet zhdoganimi i maunave ose karburanteve dhe nga data 1 tetor edhe zhdoganimi i plotë i të gjitha mallrave që kanë për destinacion Kosovën.

Murati thekosi se kjo ja mundëson Kosovës qasjen në det dhe ia lehtëson qasjen për në tregje globale eksportit që është në trend të rritjes së vazhdueshme.

“Marrë parasysh kohën që kursehet por edhe koston që arrinë diku në 2 milionë euro për biznese që bëjnë tregti konsiderojmë që kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Këtij procesi i shton vlerë edhe vendosja e kontrollit fito sanitar dhe veterinar përmes Agjencisë së Kosovës dhe Veterinës që janë vendosur këtu bashkë me Doganën e Kosovës”, tha ai.

“Operimi me pagesa dhe kosto minimale në terminalin që kemi hapur në Mitrovicë tashmë, në hapësirat e Trepçës, por edhe atij në Podujevë, si dhe me evitimin e tarifave për hyrjet e mallrave nga Porti i Durrësit, bizneseve po ju jetësohet kërkesa për të hequr shpenzimet e panevojshme në mënyrë që ata të bëjnë biznes.”

Për fund, ministri Murati tha se hapi tjetër do të jetë fillimi i zhdoganimit në terminalin Vërmicë-Morinë, në të cilin po punohet në rikthimin dhe zgjerimin e terminalit shtetëror dhe me të përfunduar punimet të gjitha shkëmbimet mes vendeve tona do të bëhen në një kohë më të shkurtër dhe pa kosto.

Duke falënderuar ministren e Financave, znj. Delina Ibrahimaj, dhe Koordinatorin e Sekretariatit Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, z. Gentian Sala, ministri Murati tha se grupet tona punuese po shikojnë mundësitë që të hiqen të gjitha barrierat dhe të gjitha burokracitë mes dy vendeve tona që të mos ketë më kurrfarë pengese doganore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohen disa rrugë në Komunën e Prizrenit

Published

on

Në vazhdën e punimeve të shumta infrastrukturore, në rrugë të ndryshme, lagje e fshatra, në Komunën e Prizrenit, të martën kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Rugova” në lagjen mbi spital.

Poashtu, në këtë lagje së shpejti fillon asfaltimi në Rrugën “Norë Kelmendi”, pasi të bëhet nivelizimi i pusetave.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, këto projekte i konsideroj se janë shumë të rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës duke e lehtësuar jetën e tyre pas një periudhe të gjatë me vështirësi.

“Gjatë muajit tetor do të punojmë për rregullimin e infrastrukturës në shumë lagje brenda qytetit dhe në segmentet që lidhin të gjitha zonat e Komunës së Prizrenit, në përgjithësi, me ç’rast do të lehtësohet jeta e të gjithëve. Së bashku e ndërtojmë Prizrenin!”, deklaroi kryetari Totaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapen dy objektet e reja parashkollore në Gjakovë

Published

on

Të martë, u hapën dy objektet e reja parashkollore në kuadër të Institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, njërën në lagjen e Çabratit dhe tjetrën në Novosellë.

“Jemi përkujdesur në detaje që këto ambiente të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për edukim të duhur për më të vegjlit tanë. Investime si këto do të vazhdojnë edhe më tutje në lagje dhe fshatra të tjera të komunës, për faktin se kërkesat vazhdojnë të jenë të mëdha” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Continue Reading

Trending