Më shumë ngjyra dhe tavolina më të vogla: Këta shembuj ju frymëzojnë të rimendoni se si ta rregulloni tryezën në shtëpi.
1 – Ngjyra e freskët
Të jetuarit për një vit me pandeminë ndryshoi pak a shumë edhe pamjen në shtëpinë tuaj. Pa vizita të mysafirëve, me shtëpinë e shnëdrruar në zyrë, tavolina merr një kuptim krejtësisht të ri sot.
Tani, në pranverë, ne duam më shumë miqësi dhe lehtësi për tryezën e ngrënies. Ajo aktualisht është nuk është e destinuar për shumë të ftuar por për përdorim praktik dhe të përditshëm. Pavarësisht nëse jetoni vetëm, në çift, me familjen tuaj apo në apartamente të përbashkëta: Tryeza është bërë aksesori kryesor shtëpiak që nuk përdoret vetëm për të ngrënë, shkruan tagesanzeiger.ch, në rubrikën e saj SWEET HOME
2 – Kënaqësi dhe Art
Një mur plot art ofron një mjedis të mrekullueshëm për këtë tryezë me pamje të lehtë. Nëse nuk mund të ftojmë shumë njerëz, atëherë ndihmon për të parë fotografi, printime dhe postera të këndshëm.
3 – Pamje fshati në kuzhinë
Tavolinat në kuzhinë janë shumë më të rëndësishme. Vazhdimisht të qenit në shtëpi kërkon sa më shumë larmi në zakonet e jetesës. Kështu që sot ju duhen disa tavolina – qoftë për të ngrënë mëngjes, për një pije në mbrëmje apo disa orë pune në një mjedis krijues. Mbështetuni në hijeshinë e një shtëpie fshati në kuzhinë. Kjo duket gjithmonë miqësore, është e lehtë për t’u zbatuar dhe është e mirë për kuzhinat praktike, të cilat shpesh janë të superftohura. E vetmja gjë që ju nevojitet është një tavolinë antike, dy karrige kopshti dhe një buqetë të madhe me lule! Gjithashtu, varni disa barishte që të thahen dhe mbushni shportat me fruta dhe perime.
4 — Thjesht ngjyroseni me të kaltër!
Ky shembull ka të bëjë më pak me tryezën e madhe dhe më shumë me ngjyrosjen e tavolinës me një ngjyrë të re.
E kaltra rri mrekullisht atje: Ngjyra është qetësuese, sjell një humor të mirë të motit dhe i jep çdo tryeze dhe çdo apartamenti një freski të re.
5 – E vogël dhe e mrekullueshme
Edhe nëse do të kishit hapësirë të mjaftueshme për tavolinë të madhe, nuk ia vlen për momentin. Një tryezë e madhe tani përdoret shumë më pak dhe ju mund të përdorni hapësirën që zë për ide të tjera të gjalla. Zgjidhni një tryezë të vogël të rrumbullakët dhe vendoseni në cep. Kjo ide mobilimi është e shkëlqyeshme kur ia shtojmë edhe një pasqyrë të madhe.
6 – Me të vërtetë komode
Nëse e kombinoni tryezën më mirë dhe më bukur me pjesën tjetër të banesës, një tryezë e madhe ngrënieje do të përdoret gjithashtu më shpesh. Sigurohuni që stilet e mobiljeve të shtëpisë, tavolina dhe karriget të harmonizohen me njëra-tjetrën. Vendosni jastëkë në karrige, bëjeni tryezën më shtëpiake me lule dhe bimë dhe mendoni për ngjyrat. Sepse këto nuk janë të mira vetëm për shtëpinë, por edhe për mendjet tona.
7 – Triku me llambën e murit
Drita ka një rëndësi të madhe në çdo situatë jetese. Me dritat tipike të mëdha, të varura, të cilat kryesisht qëndrojnë mbi tavolinat e ngrënies. Ndërroni llambat! Zgjidhni një llambë muri dhe jepini tryezës një atmosferë më shumë si në studio. Një llambë e ngjashme është gjithashtu në dispozicion me një çmim shumë të mirë në dyqanin konceptual zviceran Edition Populaire.
8 – “Të ngjitura” për dysheme
Kthehu në kuzhinë: Kjo tryezë simpatike është thjesht një sirtar! Me një aftësi të vogël DIY, ju mund të krijoni një vend të ri për të shijuar dhe të zgjateni në kohë. Kombinimi i drurit të gjallë dhe karriget me bojë të bardhë është shumë i bukur.
9 – Si në kafene
Kjo tryezë është e madhe, e gjatë dhe mbizotëruese, por stilimi i saj të kujton kafenetë apo hotelet e modës hipster. Këto janë të dizajnuara në mënyrë të tillë për uljen e shumë mysafirëve, jo vetëm për të pirë kafe, por edhe për të punuar.
Stili i pa komplikuar, i cili është diku midis industrisë, modelit dhe shtëpisë së fshatit, vjen si shumë i thjeshtë dhe tërheqës.
10 – Këndi komod
Më në fund, një kënd i vogël me të vërtetë komod! Afër banakut të kuzhinës, i pajisur me një llambë dyshemeje në vend të një llambë të varur, e stiluar me një qilim dhe vazo, është një mrekulli e vogël e gjallë. Preferohet për darkë pune me miqtë, apo edhe pas punës si në kafenenë tuaj të preferuar .