Connect with us

Turizëm

Zviceranët aktivizojnë Qendrën Informative Turistike të Prishtinës

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me PPSE Program Swisscontact për qendrën e re informative turistike në zemër të Kryeqytetit.

Në kuadër të kësaj marrëveshje do të ndërtohen edhe dy qendra të tjera mobile në stacion të autobusëve dhe aeroport, ri-funksionalizimi i identitetit Prishtina për promovimin digjital të Kryeqytetit si destinacion dhe ndërtimi i Parkut të Aventurave tek Parku i arinjve./Media Ndërtimi.

Turizëm

Revista amerikane “Time” rendit Beratin në vendet për t’u vizituar gjatë 2023: Qytet magjik me lagje të gurta

Published

on

Revista prestigjioze amerikane “Time”, përmes një artikulli bën thirrje të vizitohet qyteti i Beratit për gjatë këtij viti.

Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikull i “Time”.

Shtëpitë e vjetra prej guri “mbushin”  brigjet e lumit Osum në Berat, duke mbështjellë vizitorët në bukurinë historike të qytetit të Beratit. Ky vit, shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të popullit të Beratit që mbrojti shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim,  duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash, për mysafirët dhe Zotin.

Për të kuptuar më mirë historinë e 400 viteve të historisë hebreje të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë, ku popullsia hebreje u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme një vizitë në Muzeun Solomon. Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit të 13-të të Beratit, xhamitë e shekullit të 16-të dhe një kështjellë mijëravjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk.

Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Përtej urës së Goricës, apo edhe jashtë qytetit, lagjet prej guri, ushqimet tradicionale, pijet si vera dhe rakia janë ato që ofrohen në çdo cep të qytetit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

Hapet Panairi i Turizmit ‘Kosova 2023’, mbledh 200 kompani nga nëntë shtete

Published

on

Në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, është hapur Panairi Ndërkombëtar të Turizmit ‘Kosova 2023’.

“Ky panair është i vetmi i këtij lloji në Kosovë i cili i dedikohet tërësisht turizmit. Në kuadër të këtij panairi fokusi ynë kryesorë është promovimi i turizmit të Kosovës. Tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 200 kompani nga shtete te ndryshme duke përfshirë akterët kryesor të turizmit të Kosovës dhe kompani nga 9 shtete rajonale dhe evropiane si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Italia”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës.

Ky panair  organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe është nën patronat të Komunës së Prishtinës si dhe i mbështetur nga partnerët e UTK siç është SëissContact, bashkëpunëtorët: Unioni i Turizmit të Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Turizmit Maqedonisë së Veriut, Agjencia Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi.

“Në këtë Panair theks të veçantë ka Promovimin e Turizmit të Kosovës si dhe të krijoj lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës.

Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën, më 18 mars 2023./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

“Aksionet e Prokurorisë në Brezovicë i dhanë imazh të keq turizmit në Kosovë!”

Published

on

Mungesa e infrastrukturës së duhur rrugore, aksionet e Prokurorisë për t’i mbyllur dhe rrënuar objekte hoteliere e pushimore në Brezovicë, por edhe mungesa e reshjeve të borës, ka bërë që ky vit të jetë ndër më të dobëtit sa i përket turizmit dimëror, raporton Ekonomia Online.

Pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, thotë se aksionet për rrënimin e objekteve në Brezovicë, Kosovës i ka dhënë imazh të keq, duke zmbrapsur pushuesit potencialë të huaj, por edhe ata vendës.

Ai ka thënë se infrastruktura në Brezovicë është e keqe, ndërsa dëme ka pasur së fundi edhe nga rrëshqitjet e dheut.

Gjendje e njëjtë, Kurtishaj tha se është edhe në Rugovë e Bogë, ku atje shkaku i ndërhyrjes për t’i instaluar kabllot e energjisë elektrike, rrugët janë dëmtuar.Kurtishaj, i cili me kompaninë e tij bashkëpunon me shumë operatorë turistikë, thotë se bizneset hoteliere, por edhe bizneset e tjera që mbahen nga turizmi dimëror/ malor, janë në situatë të vështirë.

“Hotelet atje këtë vit kanë pasur rënie të madhe të kërkesave për pushues, për shkak të pasigurisë në udhëtim. Pra rrugët kanë qenë jashtëzakonisht të dëmtuara, ka pasur rrëshqitje të dheut, rrugëve dhe në shumë raste rrugët kanë qenë me mundësi të fatalitetit, për shkak se lumi ka kaluar një pjesë të madhe të rërës poshtë rrugës dhe rruga ka mbetur pa u riparuar dhe në pjesën tjetër për shkak të disa ndërhyrjeve që janë bërë atje, nga komuna apo nga Ministria, ato gropa nuk janë mbyllur fare. Pra për shkak të instalimeve të kabllove të energjisë elektrike”.

“Kemi pasur një dëmtim të jashtëzakonshëm të të gjitha bizneseve sa i përket Bogës dhe përgjithësi Rugovës këtë dimër. Duke pasur parasysh që këtë dimër ka pasur mungesë të reshjeve të borës, andaj sigurisht që bizneset janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, tha Kurtishaj, për Ekonomia Online.

“Sa i përket Brezovicës, tashmë qytetarët vazhdojnë kërkesat për pushime aty, por për shkak të këtyre ndryshimeve të themi që kanë ndodhur këtë vit, apo për shkak të aksioneve të shumta të policisë, ato pak hotele që kanë qenë janë mbyllur, ato pak apartamente që kanë qenë, janë rrënuar dhe është krijuar një imazh jashtëzakonisht i keq që në Brezovicë tash më nuk ka mundësi të akomodohen dhe ka mbetur vetëm një hotel (‘Brezovica’), i cili ka kapacitete të vogla karshi kërkesës për të akomoduar qytetarët e Kosovës atje”, tha tutje ai.

Kurtishaj ka thënë se institucionet vendëse kanë dështuar të krijojnë kushte për të bërë biznes për sezonin dimëror. Ai ka thënë se ato aksione, i kanë dhënë një imazh të keq për sezonin dimëror./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending