Connect with us

Aktuale

‘Zona e Fakultetit Teknik të mos përdoret për ndërtime të reja’

Published

on

Pas shikimit të Planit Rregullues të propozuar për Zonën rreth Fakultetit Teknik do të shpreh mendimin tim si arkitekt dhe banor i lagjes Mati 1.

Këndvështrimi im drejtohet te koncept plani i propozuar që ndikon te hapësirat e gjelbëruar në juglindje nga ndërtesa e Fakultetit Teknik dhe jo te specifikat tjera dhe dytësore të tij.

Plani i propozuar ka së paku një problem jo të vogël (por shumë lehtë i zgjidhshëm, sepse është afërsisht vetëm çerek pjesë e sipërfaqes në Planin e plotë të propozuar).

Ky plan siç është ideuar përkeqëson hapësirën ekzistuese të gjelbëruar që tash sa vite përdoret për relaksimin dhe pushimin e aktivitetet fizike të banorëve të lagjes Mati 1, Bregu i Diellit dhe Ulpianës.

Në këtë dokument hapësinor përmendet se gjatë punimit të planit të fizibilitetit janë konsultuar edhe grupet e interesit, por nuk përmenden se cilat grupe ishin ato që ishin prezentë në ato takime?

E kuptoj nevojën për rritjen e hapësirave të Universitetit të Prishtinës, por ky lloj ndërtimi/investimi publik) duhet te jetë patjetër në harmoni me interesin publik.

Interesi publik në këtë rast përveç zhvillimit të Arsimit publik është edhe ruajtja e hapësirës shumë të pakët cilësore të banorëve të rrethinës ku po planifikohet të ndërtohet.

Të gjithë banorët e Prishtinës e dinë shumë mirë se aty në lindje dhe në jug të ndërtesës së Fakultetit Teknik ka një hapësirë të gjelbëruar që përdoret shumë dhe përditë nga banorët e lagjeve përreth.

Në këtë plan u përmenden edhe Planet e vjetra. Në kohën e tashmë pothuajse nuk janë fare me rëndësi idetë e vitit 1975 për planifikimin e zonës në fjalë, e sidomos kur dimë se prej pasluftës pothuajse asgjë nuk është planifikuar duke u bazuar në planet e kohës së paraluftës 1999.

Çdo moment kohor i ka rrethanat e veta reale, kështu që hapësira e cila po shfrytëzohet nga banorët e rrethinës ka kohë që ka krijuar identitetit e vet si hapësirë publike për pusheshim, e aktivitetet sportiv.

Në planifikim dhe dizajn urban mësojmë dhe udhëzohet që hapësirat publike që krijojnë identitet nga lëvizjet spontane të qytetarëve nuk ka nevojë të definohen fare nga arkitektët dhe urbanistët, sepse natyralisht ato kanë gjetur mënyrën e funksionimit më të mirë.

Kjo hapësirë mund të përmirësohet me gjelbërim të lartë për hije, por jo me ndërtim të ri.

Prandaj, si përfundim mendoj se ky Plan rregullues nuk përmban asnjë arsyetim të mirëfilltë apo planifikim racional/logjik për sipërfaqen ku propozon zhdukjen e identitetit ekzistues të hapësirës së cekur.

Ky Plan propozon që mbi më shumë se gjysmën e hapësirës së gjelbëruar në fjalë të ndërtohet me një godinë 7 katesh, e cila e përkeqëson përfundimisht dhe plotësisht këtë hapësirë pushimi.

Këtu nuk ka nevojë fare për riorganizim apo zvogëlim të sipërfaqes së gjelbërimit,

*Ky opinion është shkruar nga arkitekti BUJAR PRESTRESHI, i cili ka reaguar ndaj Planit rregullues të hollësishëm për “Zonën e Fakultetit Teknik, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending