Aktuale
Zjarr në Uzinën e Naftës në Ballsh të Shqipërisë, plagoset punëtori
Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh të Shqipërisë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe si pasojë një punëtor ka mbetur i plagosur.
Policia sqaron se “rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e “Koksit” ka rënë zjarr, duke u djegur mbetjet toksiske të naftës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë punëtori i repartit L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital.”
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-
Infrastrukturë2 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë1 day ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale1 day ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Aktuale2 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave