Zgjedhjet lokale e lëjnë Shqipërinë pa tokë të ambasadës në Prishtinë

0

Për dhënien e tokës në shfrytëzim për kohë afatgjate, duhet së paku 6 muaj para zgjedhjeve lokale.

Kështu ka mbetur pa u zbatuar dhe pa kaluar në Asamblenë Komunale të Prishtinës, vendimi për dhënien e pronës së palujtshme komunale në shrytëzim afatgjatë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Kjo pikë është shtyrë për mbledhjen tjetër, por zgjedhjet e caktuara më 22 tetor, i bie që kjo çështje do të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, kur të konsitituohet përbërja e Asamblesë së re të Komunës së Prishtinës.

/Ndertimi.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here