Connect with us

Auto

Volkswagen do të prodhojë një veturë të re elektrike të Golf

Published

on

Volkswagen ka ndryshuar rrënjësisht planet për “hatchback-un” e ardhshëm elektrik ID.2 dhe ka dalë me një dizajn krejtësisht të ri të jashtëm dhe të brendshëm – i cili mund të shihet muajin e ardhshëm në formën e veturës konceptuale në Evropë.

Vetura që pritet të shfaqet nga viti 2025 me një çmim fillestar prej 22,500 eurove, dhe thuhet se “hatchback-u” me pesë vende mund të mbajë gjithashtu simbolin ikonik të Volkswagen Golf. Burimet e brendshme të Drive në selinë globale të Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, thonë se një variant Golf GTI “hot-hatch” është diskutuar gjithashtu gjatë takimeve të fundit të strategjisë së brendshme për modelin e ri elektrik.

ID.2 pritet të jetë Volkswageni i parë i bazuar në platformën e re MEB-Plus – një version i përditësuar i strukturës së sotme të përdorur gjerësisht të makinave elektrike MEB – por i pajisur me bateri të reja fosfat litium hekur “prizmatikë”, duke ofruar shpejtësi karikimi prej 175kW deri në 200kW, transmeton Telegrafi.

Në vend të planeve të diskutueshme të SUV-ve të parapara nga koncepti ID.Life në panairin e veturave të Mynihut në vitin 2020, Volkswagen ID.2 do të marrë një stil më konvencional “hatchback” të zhvilluar nga një ekip projektuesish që punojnë nën drejtimin e shefit të ri të stilit të Volkswagen, Andreas Mindt.

Ndryshimi në drejtimin e dizajnit vjen pasi drejtori ekzekutiv i markës së re Volkswagen, Thomas Schäfer, refuzoi propozimin origjinal të stilit të SUV-ve të ID.2, i cili i atribuohet paraardhësit të Mindt, Jozef Kaban. Pas disa muajsh debati të brendshëm mbi dizajnin e modelit të ardhshëm të “hatchback-ut” elektrik lider në çmim, Kaban ka pranuar një pozicion të ri në operacionet e dizajnit të markës Volkswagen si drejtor kreativ arti.

Një burim tjetër i Volkswagen i njohur me propozimet e hershme të “hatchback-ut” të ridizajnuar ID.2 thotë se automjeti është i pozicionuar në përmasa dhe tematika stili midis veturës aktuale Polo të dizajnuar për rrugë të qytetit dhe veturës së vogël të Golfit – me një gjatësi të përgjithshme prej “rreth 4250 mm”./Media Ndërtimi

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Published

on

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.

Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv

Published

on

Mercedes mund të ketë anuluar modelin e çuditshëm sedan Maybach, por me sa duket po dizajnon në një tjetër automjet të veçantë sportiv.

Raportohet se AMG po zhvillon një EV me katër shifra kuaj fuqi, model ky i cili do të prezantohet në vitin 2026, përcjell Telegrafi.

Supozohet se modeli i ri nuk lidhet me asnjë produkt ekzistues të Benzit, por do të mbështetet nga platforma e ardhshme AMG.EA.

Me madhësi sa Vision AMG, EV i ri do të jetë rival i Lotus Electre dhe modelit të ardhshëm elektrik të Porsche.

Është e paqartë se sa motorë do të ketë, mirëpo të paktën dy janë planifikuar pasi EV do të ketë sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Modeli ende i paemëruar me sa duket do të jetë pasardhësi elektrik i AMG GT me katër dyer Coupe.

Ndryshe, thuhet se Mercedes tashmë po bën ndryshime edhe në fabrikën gjermane në Sindelfingen për të akomoduar prodhimin e SUV-ve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending