Featured
Vihet gurthemeli i QKMF-së në Rahovec
Kryetari në largim i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, drejtori i QKMF-së, Jusuf Korenica, e kanë vënë sot gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi e ka uruar drejtorin Korenica dhe stafin e tij për fillimin e punimeve për ndërtimin e objekti të ri duke thënë se ky objekt që ne sot edhe e vumë gur themelin, do të jetë modern. Për këtë objekt ju keni pasur nevojë, pasi që do të keni kushte më të mira për punë dhe sigurisht që do të rritet edhe më tutje cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve të cilët shërbimet do ti marrin në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare.
Ndërsa Jusuf Korenica, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ka falënderuar kryetarin Vehapi, për angazhimin e tij për fillimin e punimeve për ndërtimin e objekti të ri, pasi një objekt i tillë si ky që është planifikuar të ndërtohet, do të na ofroj kushte më të mira neve si, staf dhe më pastaj edhe qytetarëve të cilët shërbimet shëndetësore do të marrin këtu.
Faza e par për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në qytetin e Rahovecit, buxhetit të Komunës së Rahovecit do të kushtoj 298.288.42 euro.
-
Infrastrukturë24 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Ambienti3 days ago
“E zhduk Dibrën”, banorët e rikthehen protestave kundër Skavicës
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?