Arkitekturë
Vetëm gërmime të terrenit për projektin tremilionësh për Muzeun e Historisë së Natyrës [video]
Dashamirët dhe të interesuarit e një Muzeu të Historisë së Natyrës, duhet të presin edhe 4 deri në 5 vjet për të vizituar një muze të tillë.
Viti 2017 do të jetë vetëm vit i gërmimeve për të bërë gati terrenin e punës, sipas Vjollca Aliut, drejtoreshë për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Brenda këtij viti planifikohet që të përfundoj pjesa e parë e gërmimeve e cila do të realizohet me faza ashtu siç është e përcaktuar brenda për brenda kornizës afatmesme”
Lokacioni i muzeut me rreth 4800 metra katrorë do të jetë parku i Pishave në Sllatinë. Hapësirat brenda do të jenë për ekspozitë të përhershme për 880 eksponate, për ekspozitë të përkohshme me 400 metra katrorë, sa do të jetë edhe arkivi. Muzeu do të ketë planetarium, auditorium, bibliotekë, kënd të fëmijëve, restorant, shëtitore dhe hapësira administrative.
Për fitim e këtij projekti ideor i cili do të jetë i pari në Kosovë kishin marrë pjesë shtatë kompani, prej të cilave fitoi Hidroing HK.
“Përzgjedhja e kompanisë fituese është bërë në bazë të kritereve të cilat kanë qenë të përcaktuara brenda detyrës projektuese, ku kanë qenë të përcaktuara vendi me ambient dhe lokacion, arkitekturë dhe shpërndarjen sipërfaqes së këtij objekti dhe në bazë të këtyre kritereve juria ka përzgjedhur kompaninë fituese”
Ky muze do t’iu ofroj qytetarëve të Kosovës ekspozita të përhershme dhe të përkohshme me eksponate nga zoologjia, gjeologjia, botanika dhe të tjera.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë18 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh
You must be logged in to post a comment Login