Ndërtim
Vdiq punëtori i ndërtimit, pasi goditet me kamion nga kolegu
Gjashtëdhjetë e shtatëvjeçari punëtor ndërtimi M.K dje humbi jetën aksidentalisht kur kolegu i tij duke e drejtuar prapa automjetin e transportit “Mercedez” pa e vërejtur e ka goditur me pjesën e pasme të rimorkios.
Punëtori u rrëzua në tokë nga goditja, dhe më pas u shtyp me rrotat e pasme në pjesën e këmbëve, ku si rrjedhojë edhe ndërroi jetë, raportojnë mediet shqipe në Maqedoni.
Mjeku i Ndihmës Mjekësore të shpejtë Gostivar e konstatoi vdekjen. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është çuar në autopsi.
Të dy punëtorët kanë qenë nga e njëjta firmë nga Gostivari e cila ka zhvilluar punë ndërtimi për tremocentralin.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 10 në rrugën lokale për në fshatin Papalishte të Gostivarit, në rreth një kilometër nga mbikalimi hekurudhor.
-
Infrastrukturë3 days ago
Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh
-
Infrastrukturë2 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë3 days ago
“Termokos”-i njofton se do të vazhdohet furnizimi me ngrohje
-
Aktuale3 days ago
“Duan ta shesin për 1€ arin”, avokati denoncon AKP-në, Gjykatën e Komunën për tokën e vlefshme në Fushë Kosovë
-
Auto3 days ago
Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv
-
Infrastrukturë3 days ago
Durrësi, qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, shkak betoni dhe ndërtimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita