Connect with us

Infrastrukturë

Vazhdon skandali i ndërtimit në Butrint, zbulohet e vërtetë e ndërhyrjes së UNESCO-s

Published

on

Dalin në dritë fakte të reja se Ministria e Kulturës jo vetëm që nuk është konsultuar me UNESCO përpara se t’i jepte lejen një kompanie private për të ndërtuar një kompleks shërbimesh në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit, por edhe pezullimin e punimeve nuk e ka bërë me kokën e saj por me kërkesë të UNESCO.

Ky dokument që disponon Shqiptarja.com dëshmon se ministria Mirela Kumbaro e gënjeu komisionin parlamentar të medias kur i deklaroi se pezullimi nuk ishte kërkuar nga UNESCO.

Ky dokument i datës 9 Tetor 2017 siguruar nga Report TV, është hartuar nga Mechtild Rossler drejtoreshë e Qendrës për Trashëgimisë Botërore në UNESCO.

Letra i drejtohet Zonjës Venera Domi Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.

Në letër shkruhet se: “Qendra e Trashëgimisë Botërore në UNESCO përmes raportimeve në media është njohur për ndërtimin që po ndodh në Butrint, shpallur Trashëgimi Botërore, ndërtim I cili mund të ndikojë në vlerat universale që mbart Butrinti.

Për t’u siguruar që atje nuk ka një impakt negative të vlerave universale unë do t’ju lutesha që autoritetet kompetente të ndalojnë punimet e reja deri në momentin kur të kemi një vlerësim të projektit nga Trupa Këshilluese Ndërkombëtare ICOMOS”.

Kryetarja e komisioninit parlamentar të medias, Albana Vokshi i tha ministres Kumbaro se: “Janë një, dy, tre, katër gjëra që i keni shkelur. UNESCO ju tha ndërpritini punimet në mënyrë urgjente”.

Përgjigja e ministres Mirela Kumbaro ishte: Jo, nuk tha ashtu, nuk është e vërtetë. Unë s’e kam problem t’i hap dhe njëherë ato dosje e t’i lexoj këtu

Albana Vokshi insistoi duke e pyetur ministren: A ju ka kërkuar UNESCO ndërprisni punimet, derisa projekti të shikohet nga institucionet përkatëse të UNESCO-s?

Përgjigja e ministres Mirela Kumbaro ishte: E përsëris, nuk është e vërtetë.

Por cila është e vërteta? A janë të sakta deklarimet e ministres Kumbaro gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Medias? Deklarimet në komisionin parlamentar të Medias nga ministria Kumbaro përmes këtij dokumenti faktohen se janë të gënjeshtërta.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending