Aktuale
“Unioni i Bashkive Shqiptare” me deklaratë të përbashkët për krijimin e qyteteve të qëndrueshme
Kryetarët e Komunave të Prishtinës, Preshevës, Tetovës, Ulqinit, Gostivarit, Prizrenit dhe Bashkive të Tiranës dhe Fierit, u mblodhën me vullnetin e mirë për të vazhduar bashkëpunimin e fortë dhe afatgjatë të ‘Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon’.
Siç njofton komunikata, ata u pajtuan mbi nevojën e ndërmarrjes së hapave për konkretizimin e objektivave të matshme për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në kuadër të nismave për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre qyteteve.
“Duke bashkuar forcat, duke mësuar nga përvojat e përbashkëta dhe duke mbështetur njëri-tjetrin ne zotohemi për deklaratën e mëposhtme.
Deklarata e Unionit të Bashkive Shqiptare të rajonit për krijimin e qyteteve të qëndrueshme nëpërmjet nismave të gjelbra:
Të rrisim sipërfaqet e gjelbra, nëpërmjet mbjelljes së përvitshme të pemëve në raportin 1 pemë për 10 banorë;
Të nxisim përdorimin e biçikletave si mjete alternative dhe më të pastra transporti nëpërmjet:
Ndërtimit të shtigjeve të dedikuara dhe më të sigurta për biçikleta, në raportin 1 kilometër për 100.000 banorë;
Punës për ngritjen e sistemit ‘Bike & Share’, në raportin 1 biçikletë për 2500 banorë;
Të përmirësojmë cilësinë e ajrit duke zhvilluar monitorime të vazhdueshme, me qëllim ruajtjen e parametrave mjedisorë të vendosur nga Bashkimi Evropian;
Të organizohet nisma “Dita pa Makina” në secilin qytet, në frekuencën 1 herë në 3 muaj (4 herë në vit) për të rritur ndërgjegjësimin qytetar në mbrojtjen e ambientit;
Të punohet në përgatitjen e infrastrukturës së përshtatshme për furnizimin me energji të makinave dhe autobusëve elektrikë duke nxitur përdorimin e këtyre mjeteve ekologjike të transportit;
Jemi të bindur se nëpërmjet kësaj platforme bashkëpunimi duke krijuar sinergji mes bashkive dhe komunave tona mund të ecim më shpejt drejt zhvillimit të qyteteve më të pastra, të shëndetshme dhe të sigurta për qytetarët.
Morën pjesë:
Shpend Ahmeti – Komuna e Prishtinës
Erion Veliaj – Bashkia e Tiranës
Teuta Arifi – Komuna e Tetovës
Shqiprim Arifi – Komuna e Preshevës
Mytaher Haskuka – Komuna e Prizrenit
Arben Taravari – Komuna e Gostivarit
Arian Murati – (zv) Komuna e Ulqinit
Armando Subashi – Bashkia e Fierit
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë3 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë3 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale2 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku