“Unaza e hekurit” – objekti që gërsheton artin, historinë dhe arkitekturën

0

Skulptura e punuar nga George King Architects me titullin “Unaza e hekurit” është përzgjedhur fituese nga një panel ekspertesh të shërbimit historik mjedisor të qeverisë së Uellsit pas një garë nacionale që ka ftuar artistë dhe arkitektë të propozojnë një vepër arti për të festuar “Vitin e legjendave “ të Uellsit.

Skulptura e Unazës së Hekurit është paraqitur më 21 korrik 2017 nga sekretari i kabinetit për ekonomi, Ken Skates dhe ka një vlerë prej 514,882 dollarësh. Unaza gjigante përfaqëson marrëdhëniet mes monarkive mesjetare të Evropës dhe kështjellave të ndërtuara.

Skulptura do të ketë një lartësi përafërsisht deri në shtatë metra gjatësi dhe diametri i unazës rrethore rreth 30 metra. Kjo skulpturë do të trajtohet si strukturë urë lidhëse e krijuar nga çeliku për gërryerje. Struktura do të mbështet në tokë në dy pika. Në skulpturë do të gdhenden fjalë të zgjedhura me kujdes në bashkëpunim me bashkësitë lokale.

Projekti do të hapet për publikun në vitin 2018, ku vizitorët do të mund të ecin përgjatë skulpturës dhe të shijojnë pamjet nga rreth rrotullimi i lartë dhe pamjet e kështjellës.

Lokacioni i saj në Flint simbolizon vendin e famshëm ku kurora u transferuar nga një dinasti mesjetare në tjetrën, siç përshkruhet në librin e Shekspirit “Richard II”. Ishte pikërisht kalaja e Flintit vendi ku Richard II i dorëzoi kurorën Henry IV, një ngjarje e rëndësishme që la gjurmë në historinë e Britanisë dhe Evropës.

“Kjo skulpturë është përdorur për të demonstruar natyrën e paqëndrueshme të kurorës, gjysmë të vendosur në toke, gjysmë e projektuar në ajër “tha krijuesi i saj George King. Skulptura e unazës së hekur është një mënyrë perfekte për të kujtuar rolin kryesor që pati Kalaja e Flint-it në formësimin e së ardhmes së Uellsit por edhe të atë të Britanisë së Madhe dhe Evropës. Gdhendjet do të jenë pjesë e monumenteve lokale, qyteteve historike dhe lidhjet e tyre me Kalanë e Flint-it. Gjithashtu me anë të kësaj skulpture  po synohen përfitime ekonomike për këtë zonë nga tërheqja e vizitorëve.

Renovimet e mëtejshme në kështjellë përfshijnë instalimin e shkallëve spirale nga çeliku në kështjellë në pjesën lindore dhe një plan të specializuar për ri funksionimin e bregdetit të Flint-it. Shkallët do të ndërtohen në të një njëjtin pozicion si shkallët origjinale dhe do të mundësojnë qasjen e vizitorëve në kështjellë për të shijuar një pamje madhështore.

Kështjella e Flint-it është një nga kështjellat e para të ndërtuara në vitin 1277 nga mbreti Edward I. Mbreti më vonë u zhvendos për të ndërtuar kështjellat e Uellsit në veri atë të Beaumaris, Conwy, Caernarfon dhe Harlech të cilat sot janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-së. /Ndertimi.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here