Connect with us

Aktuale

Ulpiana e gurit – themel i ndërtimeve të së ardhmes me dy furra të tjegullave [video]

Published

on

Është njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ballkanik. I vendosur rreth 12 km në jug-lindje të Prishtinës, Parku Arkelogjik i Ulpianës gjendet në tokat që sot i takojnë fshatrave të Graçanicës.

Kushtrim Hajzeri

Qyteti i lashtë i Ulpianës dëshmon qytetërimin në vendin tonë. Ai përfshinte një vendbanim të fortifikuar prej mureve që mbulonte një sipërfaqe prej 35,5 hektarë.

Dikur një qytet që muret rrethuese i kishte të larta rreth 12 metra, e brenda popullohej nga objekte të rëndësishme publike, të kultit fetar e një vilë të kohës.

Gurë të pastër të vendit, tulla e llaq ishin materialet me të cilat u ndërtuan objektet, pjesë të të cilave tash e mijëra vjet i bëjnë ballë kohës.

Arkeologu dhe përgjegjësi i këtij parku, Milot Berisha për Ndërtimi.info ka shpjeguar përbërjen e objekteve që përfshinte qyteti i fortë i lashtësisë.

Kryesisht materiali që është përdorur këtu ka qenë gurë antezitë- gur gelqerorë, në masën më të madhe kanë qenë gurë gëlqerorë. Mirëpo, ka konstruksione që  janë punuar edhe nga guri i shtufit. Realisht më së shumti guri gëlqeror, por në vende të caktuara janë përdorur edhe gurë antezitë”, ka thënë ai.

Derisa materiali bazë, gurët ishin burim i vendit, dikur kishte ndërruar edhe prejardhja e një materiali ndërtimor. Meteriali ishte sjellë së bashku me perandorinë romake, i cili bënë që sot të ketë mbetje nga ndërtimet e asaj kohe, shkruan Ndertimi.info.

Mirëpo, përveç gurëve, kishte filluar të përdoreshin tullat dhe tjegullat. Madje, kishin ekzistuar edhe dy furra brenda qytetit për pjekjen e tyre.

Nga hulumtimet e bëra në Ulpianë janë zbuluar edhe dy furra në formë rrethore të cilat kanë shërbyer kryesisht për pjekjen e tullave dhe tjegullave për nevoja të ndërtimit brenda dhe jashtë mureve të qytetit”, ka treguar Berisha.

Objektet e ndërtimet e forta nuk përkufizoheshin vetëm brenda qytetit. Jashtë mureve të fortifikuara të saj shtëpi guri ishin ndërtuar nga banorët përreth.

E, disa nga këto objekte ishin ndërtuar duke marrë materialin nga brenda qytetit, duke bërë që nga to  të mos mbijetojnë më shumë se themelet dhe rrallë ndonjë mur rreth 2 metra lartësi. Gurë nga Ulipana ishin marrë edhe për ndërtimin e Manastirit të Graçanicës.

Vazhdimisht janë marrë nga Ulpiana gurë, sepse është material i gatshëm që nuk ka pasur ndonjë kosto. Për t’iu dëshmuar këtë që e them është Manastiri i Graçanicës. Në pjesën e murit të jugor mund t’i vëreni disa fragmente të altarëve, të stelave dhe të strukturave të ndryshme, që janë fragmente arkitekturare që janë marrë nga Ulipana dhe janë përdorur në ndërtimine  saj”, ka treguar ai.

Derisa, shpjegoi materialin ndërtimor të përdorur në atë kohë, Berisha ka treguar edhe për akitekurën e objekteve identifikuese të Uplianës.

Është një qytet që e ka imitu arkitekturën romake dhe më pas gjatë krishterizmit të hershëm dhe antikitetit të vonë ka filluar ta imitojë atë bizantike. Çka ndodhë në Ulpianë është se kemi transformime nga një periudhë në tjetrën, por këto transformime kanë qenë të tilla të punuara sa që kanë ripërdorur materialin, por kanë shtuar diçka të re”, ka shtuar ai.

Trashëgimia arkeologjike e objekteve të zbuluara në Ulpianë përfshinë edhe dyshemetë. Këto dysheme ishin me stil dhe dizajn tërheqës, kryesisht të prej mozaiku.

Janë gurë kubik të ngjyrave  të ndryshme, polikron, por disa janë edhe prej pastës së qelqit. Pjesa më e rëndësishme është tek bazilika peshkopale, është diku rreth 600 metra katrorë… dhe janë tipike palokristiane”, ka shtuar Berisha.

E, këto zbulime ngjallin kureshtjen e mijërave të interesuar çdo vit. Kureshtja që ngjall ky vend sjell çdo ditë rreth 60 vizitorë që deri tani numri i tyre për këtë vit ka shkuar në 15 mijë.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending