Aktuale
Udhëzimi administrativ për dhënien e lejes mjedisore komunale në Kosovë
Udhëzimi për dhënien e lejes mjedisore ka hyrë në fuqi pas nënshkrimit të tij nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala. I nënshkruar me datën 2 maj 2017, ky Udhëzim Administrativ tashmë aplikohet në gjithë territorin e Kosovës.
Qëllim i këtij udhëzimi është parandalimi ose zvogëlimi i ndikimeve negative në mjedis për projektet e propozuara, çofshin ato private apo publike. Udhëzimi në fjalë përcakton procedurat për identifikimin, vlerësimin dhe raportimeve për ndërtimet dhe ndikimi i tyre në mjedis.
Mirëpo, para fillimit të punimeve ndërtuesit duhet të jenë të pajisur me lejen mjedisore Komunale. Kjo nënkupton një raport të shkurtër për ndikim e atyre aktiviteteve ose projekteve në mjedis dhe se a janë në përputhje me metodologjinë e vlerësimit se si ishte paraparë të ndikojnë në hapësirën ku do të ndërtohen.
Njëkohësisht autoriteti kompetente për dhënien e kësaj leje është Komuna. Ndërsa në rast se pronari i cili ka marrë lejen e ndërtimit dhe tani dëshiron të bëjë “transfer” t’i kalojë këto të drejtat një personi tjetër sipas Nenit 13 të këtij udhëzimi duhet të:
-Të paraqes kërkesë në Komunë lidhur me këtë transferim
-Bashkëngjit lejen e LMK-së ( Leja Mjedisore për Ndërtim), si dhe
– Kontrata për transferim
-
Infrastrukturë18 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh
You must be logged in to post a comment Login