Connect with us

Trashëgimia Kulturore

U renovua me paratë e shtetit, del në shitje monumenti i trashëgimisë kulturore në Mitrovicë

Published

on

Vetëm pak muaj pas restaurimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka dalë në shitje shtëpia e familjes Bajraktari, e njohur edhe si shtëpia e “Dr. Islam Shipoli” në Mitrovicë.

Kjo shtëpi është në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme dhe mbrohet nga shteti.

Sipas MKRS, kjo shtëpi është ndërtuar në fillim të shek. XX, dhe i takon ndërtimeve të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane.

Për restaurimin e kësaj shtëpie janë dhënë rreth 60 mijë euro nga MKRS, restaurim që është përmbyllur në maj të këtij viti.

Rrezarta Loxha -Vitaku, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Rajonale në Mitrovicë tha për Kallxo.com se pavarësisht nëse aseti ndërron pronarin ai mbete nën mbrojtje të shtetit.

“Pronari ka të drejt ta shes ndërtesën në pajtueshmëri me Ligjin mbi pronën, por në raste kur realizohen ndërhyrje konservuse restauruese monumenti duhet të jetë i gatshëm për qasje publike për një periudhe kohore, e cila caktohet bazuar në akt nënligjor. Po, gjithsesi aseti mbetet të jetë pjesë e listës së trashëgimisë së mbrojtur, pavarësisht pronarit të ri, kushtet dhe kriteret nuk ndërrojnë”- thotë ajo për Kallxo.com.

Drejtoresha Loxha- Vitaku ka konfirmuar se për renovimin e këtij aseti MKRS ka dhënë 59.054 euro.

Në korrik të këtij viti MKRS pati njoftuar për përfundimin e punimeve në shtëpinë e banimit të familjes Bajraktari, e njohur edhe si shtëpia e dr. Islam Shipolit, që gjendet në qendër të qytetit në Mitrovicë.

Sipas MKRS kjo shtëpi e ndërtuar në fillim të shek. XX, i takon ndërtimeve të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane.

“Renovimi i elementeve të drurit, dyshemeja, tavanet, shkallët dhe gardhi i shkallëve janë vetëm disa nga punët e përfunduara në këtë shtëpi, duke i ruajtur gjithmonë vlerat origjinale”- kishte thënë MKRS në njoftim./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Arkeologët kroat e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

Published

on

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët mëngjesin e djeshëm, pothuajse në të njëjtin vend, gjetën një tjetër edhe më të vjetër!

Lajmi u kumtua nga Marta Kalebota, arkeologia kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon me zell në Zakotorac.

I njëjti ekip që gjeti helmetën e parë në vitin 2020 gjeti edhe një të dytë, pak më të vjetër, por detajet do të përcaktohen nga analiza e detajuar, shkruan slobodna dalmacija.

“Hrvoje mori një gur dhe filloi të bërtasë se kishte gjetur një përkrenare tjetër! Ndjenja është, të paktën, fenomenale, ndihem shumë e emocionuar, një shpikje e pabesueshme dhe për herë të dytë”, pohoi ajo.

Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para.

Ato janë pak më ndryshe, ndryshon nga faqet dhe fytyra, gjë që na bën të përfundojmë se ajo e gjetur sot daton në shekullin V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet, pohoi arkeologia e re Kalebota.

Pos saj, ekipi përbëhet nga dr.sc. prof. Hrvoje Potrebic nga Departamenti i Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zagreb, i cili e gjeti helmetën, si dhe nga Domagoj Perkiq nga Muzetë e Dubrovnikut që udhëheq ekipin dhe financon gërmimet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Publikohet hulumtimi për gjendjen e Institucioneve Muzeale të Qytetit të Mitrovicës

Published

on

Në kuadër të nismës për dokumentimin e institucioneve muzeale të Kosovës, EC ka vijuar me hulumtimin e institucioneve muzeale të Komunës së Mitrovicës. Realizimi i këtyre hulumtimeve ka për qëllim identifikimin e problemeve aktuale dhe potencialeve që këto objekte aktualisht bartin, me synim të krjimit të një pasqyre të qartë lidhur me gjendjen e tyre aktuale.

Ky hulumtim shpalos gjendjen ekzistuese të tri muzeve që akutalisht operojnë në kuadër të Komunës së Mitrovicës, përkatësisht Muzeut të Qytetit, Muzeut Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça” si dhe Kompleksit të Kullave “Isë Boletini”. Të gjeturat nga ky hulumtim mëtojnë të shërbjenë vetë institucionet udhëheqëse drejt parashtrimit të kërkesave dhe ideimit të projekteve për intervenime në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të infrastukturës fizike, sigurimit të qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, përmirësimit të mënyrës së ekzpozimit të eksponateve si dhe përmirësimit të aspektit programativ të operimit vjetor të muzeve.

Hulumtimi “Institucionet Muzeale të Qytetit të Mitrovicës” vie pas publikimit të suksesshëm të hulumtimit “Institucionet Muzeale të Qytetit të Prizrenit”, ndërsa EC do të vijojë më trajtimin e muzeve të qyteteve të tjera të Kosovës.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni në linkun: https://www.ecmandryshe.org/…/muzete_e_mitrovices_2702.pdf

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nxënësit e Prizrenit njoftohen me zejet e vjetra dhe trashëgiminë arkeologjike

Published

on

Qindra nxënës të shkollave të Komunës së Prizrenit kanë marrë pjesë në vizitat tek zejet e vjetra aktive si dhe në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit të organizuara nga EC Ma Ndryshe.

Vizitat grupore të nxënësve kanë shërbyer për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj lidhur me artizanatet e trashëguara brez pas brezi, sikurse edhe për t’u njohur më për së afërmi me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të rajonit të Prizrenit.

Gjatë këtyre vizitave nxënësit kanë pasur mundësinë që të zbulojnë fshehtësitë e punës së mjeshtërve të dalluar të zejes së filigranit, të plisit dhe të farkëtarisë, duke përfituar njohuri edhe për historikun e këtyre zanateve, dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite në këto anë.

Ndërsa nikoqirët e Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit duke prezantuar para nxënësve artefaktet e ekspozuara kanë dhënë edhe informata shtesë mbi kohën e gjetjes si dhe funksionin që ato kanë kryer, sikurse edhe rëndësinë e dokumentimit e ruajtjes së tyre.

Këto vizita janë realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Continue Reading

Trending